Mesfushori Michel Aebischer, ka thënë se shfaqja e Xhakës duke bërë figurën e shqiponjës dykrenare gjatë një ndeshje bejsbolli në San Diego të SHBA-së, nuk do të ndikojë negativisht në ekipin përfaqësues të Zvicrës.
Në një moment kur ekipi përfaqësues i Zvicrës është paraqitur në ekranin e madh të stadiumit, Xhaka dhe Ricardo Rodriguez kanë bërë figurën e shqiponjës dykrenare.
“Ky gjest nuk do të shkaktojë pakënaqësi brenda ekipit, pasi federata e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e saj. Ne ishim atje dhe kaluam një mbrëmje të mrekullueshme. Loja ishte e mirë, megjithëse paksa e mërzitshme ndonjëherë, por atmosfera ishte fantastike”, ka thënë Aebischer në konferencë për media të hënën.
Xhaka është kapiten e Zvicrës.
Helvetikët në Kupën e Botës që nis të enjten do të përballen me Kanadanë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Katarin.
-
Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës
-
Shqiponja e Xhakës sërish bëhet temë në Zvicër
-
Xhaka e Rodriguez bëjnë shqiponjën dykrenare, deklarohet federata zvicerane
-
BBC me shkrim të gjatë për Xhakën, që u fye tek Arsenali por ringjalli karrierën
-
Xhakën nuk e shpërqendroi tifozi që shpalosi flamurin e Serbisë