Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

“Nuk ishte e lehtë”, Neymari qau për orë të tëra pasi u ftua në Botëror

Neymar JR

Neymar ka folur për emocionet që i solli ftesa e Brazilit për Kupën e Botës. Ylli brazilian ka pranuar se ka qarë pasi u përzgjodh nga Carlo Ancelotti për Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Neymar foli për Santos TV lidhur me emocionet.

“Kam qarë për shumë orë, nuk ishte e lehtë të arrihet kjo. Pasi emri im u përmend, ju e dini që ia vlente çdo gjë”, ka thënë sulmuesi i dikurshëm i Barcelonës dhe PSG-së.

Ai ka theksuar se atmosfera te Santosi ishte vendimtare për kthimin në nivelin më të lartë. Ai ka falënderuar bashkëlojtarët që e ndihmuan të realizojë ëndrrën për të luajtur sërish për Brazilin.

“Dua t’i falënderoj të gjithë. Ftesa nuk është vetëm për mua. Ishte për të gjithë që janë pjesë e procesit, për të gjithë që ishin me mua në fushë, jashtë fushe, duke u kujdesur për sigurinë, trupin tonë, ushqimin”, ka thënë Neymar.