Pasi shënoi gol kundër Haitit, John McGinn bëri festë me veprim emocionues për nipin e tij, Jackun.
Skocezi me festën që e bëri ka dashur që t’u jap përkrahje të gjithë fëmijëve që mbajnë syze, e që duan të luajnë futboll.
Skocia fitoi ndaj Haitit 1:0. Ishte fitorja e parë në Kupë të Botës në 36 vjetët e fundit.
McGinn formoi syze me duar dhe ishte veprim shumë prekës.
“Është bota për mua. Jam i sigurt se kur ai të shkojë në shkollë, të gjithë shokët do të flasin për mua”, ka thënë McGinn pas ndeshjes për nipin e tij, i cili ka nevojë për syze për të luajtur futboll.
“Kur je i ri është më e vështirë sepse ndihesh i larguar nga shoqëria. Për këtë doja që t’i jepja përkrahje dhe t’i jepja fuqi. Shpresoj që shumë fëmijë të zgjohen në mëngjes me krenari”, ka thënë McGinn.
-
Pritjes së Skocisë prej 13 mijë ditësh për fitore në Botëror i erdhi fundi
-
Zidane feston me entuziazëm fitoren ndaj Belgjikës
-
Rrëfimi emocional i Cucurellas për sfidat me djalin autik
-
Mesazhi prekës nga gjyshi i Pedro Porros
-
Botërori solli shumë emocione – fotografët i zgjedhin shkrepjet e preferuara