Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbrojtësi i Australisë thotë se presioni është te Turqia

milosh

Mbrojtësi i Australisë, Milosh Degenek, ka thënë se presioni do të jetë te Turqia, e cila paraqitet në Kupën e Botës pas 24 vjetësh.

Turqia e siguroi biletën për Botëror pas fitores ndaj Kosovës në finale të plejofit kualifikues.

Australia do të përballet me Turqinë në ndeshjen hapëse të dielën. 

“Mendoj se Turqia ka shumë presion sepse nuk ka qenë në Botëror që nga viti 2002. Ka shumë shpresë tek ata dhe shumë presion, por ne jemi patjetër gati për këtë ndeshje”, ka thënë Degenek para gazetarëve.

Degenek luajti për Australinë edhe në Botërorin e vitit 2018 dhe 2022.

Edhe Turqia kthehet në skenën globale pas një kohe të gjatë Botërori 2026 Turqia kthehet në skenën globale pas një kohe të gjatë

Ai ka vlerësuar lojtarët e Turqisë. Por ka theksuar se u mungon përvoja në Botëror.

Australia, Turqia, Paraguai dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në grupin D.