Futbollistët e Argjentinës, Lisandro Martinez dhe Julian Alvarez, kanë thur lavde për superyllin e futbollit, Lionel Messi. Të dy kanë thënë se Messi po e dëshmon çdo ditë që është më i miri në botë.
“Ai është një klasë më lart. Nuk kam fjalë. Është një ndjenjë e mrekullueshme që ai është argjentinas. Duhet ta vlerësojmë. E merituam fitoren sot”, ka thënë Martinez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej me lavde ka shkuar Alvarez.
“Nuk ka shumë për të thënë - të gjithë mund ta shohim se Messi është më i miri në botë. Po e ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem. Kemi filluar me këmbën në gaz dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka t hënë Alvarez.