Martinez dhe Alvarez thurin lavde për Messin
Futbollistët e Argjentinës, Lisandro Martinez dhe Julian Alvarez, kanë thur lavde për superyllin e futbollit, Lionel Messi. Të dy kanë thënë se Messi po e dëshmon çdo ditë që është më i miri në botë.
“Ai është një klasë më lart. Nuk kam fjalë. Është një ndjenjë e mrekullueshme që ai është argjentinas. Duhet ta vlerësojmë. E merituam fitoren sot”, ka thënë Martinez.
Më tej me lavde ka shkuar Alvarez.
“Nuk ka shumë për të thënë - të gjithë mund ta shohim se Messi është më i miri në botë. Po e ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem. Kemi filluar me këmbën në gaz dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka t hënë Alvarez.
Messi flet pas rekordit të vendosur në Kupën e Botës
Ylli argjentinas Lionel Messi, ka folur për rekordin e vendosur në Kupën e Botës 2026. Messi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.
Ai realizoi dy gola në fitoren e Argjentinës 2:0 ndaj Austrisë të hënën. Ai ka çuar në 18 numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës.
“Përtej çdo gjëje, jam shumë i lumtur për fitoren”, tha Messi. “Ishte një fitore e madhe, e vështirë dhe e vështirë. Do të na lejonte të ishim të qetë për atë që na pret. Të gjitha ndeshjet në këtë Kupë Bote janë shumë të barabarta, shumë intensive. Po e shijoj këtë moment dhe dëshiroj ta shijoj me shokët e mi të ekipit”.
Ai humbi penallti në minutën e nëntë.
“Pati momente kur isha shumë i zemëruar që humba penalltinë, por arrita ta kompensoja”, tha Messi.
Messi me dy gola për rekord historik dhe kualifikim të Argjentinës
Shënimi i golave dhe thyerja e rekordeve është ajo që bën Lionel Messi, dhe është ajo që ai bëri përsëri të hënën në Kupën e Botës.
Kapiteni i Argjentinës, të cilin shumë e konsiderojnë lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, shënoi dy gola të tjerë në Kupën e Botës të hënën në fitoren 2:0 të ekipit të tij ndaj Austrisë. Kjo i mundësoi atij një rekord prej 18 golash në turneun më të madh në botë.
“Përtej çdo gjëje, jam shumë i lumtur për fitoren”, tha Messi. “Ishte një fitore e madhe, e vështirë dhe e vështirë. Do të na lejonte të ishim të qetë për atë që na pret. Të gjitha ndeshjet në këtë Kupë Bote janë shumë të barabarta, shumë intensive. Po e shijoj këtë moment dhe dëshiroj ta shijoj me shokët e mi të ekipit”.
Golin e parë kundër Austrisë, Messi e shënoi në minutën e 38-të, dy ditë para ditëlindjes së 39-të. Ishte ndeshja e gjashtë radhazi në Kupën e Botës në të cilën Messi shënoi - duke iu bashkuar sulmuesit të Francës Just Fontaine dhe legjendës braziliane Jairzinho si lojtarët e vetëm që e kanë arritur këtë shifër.
Messi kishte barazuar sulmuesin e Gjermanisë, Miroslav Klose, për numrin më të madh të golave në Kupën e Botës me “hat-trickun” e tij të parë në turne në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të Grupit J të martën e kaluar në Kansas City.
Ai pati për herë të parë një shans për të vendosur rekordin në minutën e nëntë kundër Austrisë të hënën, por humbi penallti, duke gjuajtur jashtë portës.
“Pati momente kur isha shumë i zemëruar që humba penalltinë, por arrita ta kompensoja”, tha Messi.
Argjentina u kualifikua në raundin eliminator duke fituar dy ndeshjet e para në grup, me Messin që shënoi të pesë golat e ekipit deri më tani në Kupën e tij të gjashtë të Botës.
Messi shënoi golin e tij të 18-të në Kupën e Botës në kohën shtesë.
Në pjesën e parë, rekordi u thye nga Messi me golin e shënuar në minutën e 38-të pas asistimit të Facuno Medinas.
Austria, e cila nisi me një fitore 3:1 ndaj Jordanisë, mund të kalojë tutje me një fitore ndaj Algjerisë të shtunën në Kansas City.
Argjentina kthehet në stadiumin AT&T për t’u përballur me Jordanin në ndeshjen e fundit të fazës grupore.
Messi nuk ka të ndalur, shënon golin e dytë
Lionel Messi nuk ka të ndalur.
Superylli shënoi golin e dytë për Argjentinën kundër Austrisë.
Golin për 2:0, ylli argjentinas e shënoi në minutën e 95-të.
Një orë lojë, ende po vendos goli historik i Messit
Ka kaluar një orë e ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Austrisë. Rezultati aktualisht është 1:0 në të mirë të Argjentinës falë supergolit të Messit.
Messi theu rekordin, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.
Superylli argjentinas e shënoi golin në minutën e 38-të.
Argjentina në epërsi me golin historik të Messit
Lionel Messi ka shkruar histori.
Ai është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.
Messi shënoi golin e 17-të në Kupën e Botës për Argjentinën kundër Austrisë.
Messi në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë shënoi “hat-trick” dhe barazoi rekordin e Miroslav Kloses së Gjermanisë për gola të shënuar.
Por me golin ndaj Austrisë, Messi ka arritur në shifrën e 17-të golave në Kupa të Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.
Messi shënoi supergol në minutën e 38-të për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Messi shënoi gol me asistim të Facundo Medinas.
Për Messin ishte goli i katërt në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Para se të shënonte golin e katërt, Messi humbi penallti në minutën e nëntë.
Pas penalltisë së humbur, Messi humbi edhe dy raste të mira, në minutën e 18-të dhe 32-të. Por ai ishte i pagabueshëm në minutën e 38-të duke realizuar golin për epërsinë 1:0 të pjesës së parë.
Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Austrisë po luhet në Teksas dhe i takon Grupit J të Kupës së Botës.
Messi shkruan histori
Lionel Messi ka shkruar histori.
Ai është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.
Messi shënoi golin e 17-të në Kupën e Botës për Argjentinën kundër Austrisë.
Messi në ndeshjen ndaj Algjerisë shënoi “hat-trick” dhe barazoi rekordin e Miroslav Kloses së Gjermanisë për gola të shënuar.
Me golin ndaj Austrisë, Messi ka arritur në shifrën e 17-të golave në Kupa të Botës.
Messi shënoi supergol në minutën e 38-të për rezultatin 1:0.
Mesit i bllokohet një gjuajtje nga afërsia
Lionel Messi kishte një tjetër mundësi për gol në minutën e 32-të të ndeshjes ndaj Austrisë.
Por gjuajtja e tij nga afërsia u bllokua nga David Alaba.
Messi humb rast të mirë
Pas penalltisë së humbur në minutën e nëntë, Lionel Messi, humbi rast të mirë në minutën e 18-të.
Pasi u lirua nga mbrojtësit, Messi nuk arriti të gjuaj drejt portës. Në momentin kur po bëhej gati për të gjuajtur, topin nga këmbët ia hoqi një mbrojtës.
Kur kanë kaluar 20 minuta lojë, rezultati mbetet baras, 0:0.
Messi humb penallti
Superylli argjentinas Lionel Messi ka humbur penallti.
Ai gjuajti jashtë portës në minutën e nëntë të ndeshjes kundër Austrisë.
Me penalltinë e humbur, Messi humbi mundësinë për të shkruar hisotri.
Ai mbetet me 16 gola të shënuar në Kupën e Botës.
Meessi e humbi penalltinë në minutën e nëntë.
Penalltinë e siguroi Lautaro Martinez.
Ashtu siç pritej, Messi udhëheq sulmin e Argjentinës
Janë publikuar formacionet e ndeshjes Argjentina – Austria. Dhe ashtu siç pritej, sulmin e Argjentinës do ta udhëheq sërish superylli i futbollit Lionel Messi.
Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Austrisë nis nga ora 19:00 dhe i takon Grupit J të Kupës së Botës.
Messi mund të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës, nëse shënon ndonjë gol kundër Austrisë.
Të dyja përfaqësueset e dinë se mund të sigurojnë kualifikimin në fazën eliminatore me fitore.
Argjentina e Austria kanë nga një fitore.