Franca me fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
Shumë më vështirë se që është pritur, Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.
Në natën mes të shtunës e të dielës, Franca fitoi 1:0 ndaj Uruguait në Filadelfi.
Francezët kanë dominuar në fushën e lojës, por lojtarët e papërshtatshëm të Paraguait e kanë bërë të vështirë për Mbappe me shokë.
Lojtarët e Paraguait në fakt nuk kanë zgjedhur mjete në kërkim të suksesit. Dhe veprimet e tyre në fushë nuk ishin gjithnjë sportive.
Penalltia u dha për ndërhyrje të palejuar në Desire Douen. Arbitri tregoi në pikën e bardhë pas rishikimit të situatës në VAR.
Kylian Mbappe mori përgjegjësinë dhe nuk dështoi nga pika e bardhë në minutën e 70-të. Ai tani i ka 19 gola në Kampionate Botërore, vetëm një më pak se Lionel Messi që mban rekordin.
Në këtë Botëror, superylli francez i ka shtatë gola, sa edhe Messi.
Kjo përfundimisht ishte ndeshja më e vështirë e Francës në këtë Botëror, por kryesisht për shkak të lojës josportive të Paraguait.
Franca në çerekfinale luan me Marokun.
Franca në epërsi, shënon Mbappe
Kylian Mbappe ka shënuar nga pika e bardhë për epërsinë 1:0 të Francës në ndeshjen e vështirë ndaj Paraguait.
Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it, për faul ndaj Desire Doue.
Mbappe nuk dështoi nga penalltia në minutën e 70-të për epërsinë e francezëve.
Mbappe tani i ka 19 gola në Kampioante Botërore.
Shtatë i ka në këtë Botëror, sa edhe Lionel Messi.
Franca po barazon pas pjesës së parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Paraguait dhe Francës.
Ndeshja që po zhvillohet në Philadelphia është e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Publikohen formacionet zyrtare, Mbappe i prin sulmit të Francës
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Paraguait dhe Francës.
Kjo ndeshje fillon nga ora 23:00 dhe është e vlefshme për 1/8 e finales.
Sulmit të Francës i prin sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, që deri më tani ka gjashtë gola të shënuar.
Formacioni i Paraguait:
Gill, Caceres, Velazquez, G. Gomez, Alderete, Alonso, D. Gomez, Cubas, Galarza, Almiron, Enciso
Formacioni i Francës:
Maignan, Digne, Saliba, Upamecano, Kounde, Kone, Rabiot, Dembele, Olise, Barcola, Mbappe