Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kroacia avancon si e dyta në grup pas fitores ndaj Ganës

1 muaj më parë / 28 qer 2026 01:00
Krocia

Kroacia shënoi nga një gol në secilën pjesë dhe realizoi fitore të rëndësishme ndaj Ganës, në ndeshjen e tretë të Grupit L.

Me fitoren 2:1 në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Kroacia avancon në fazën nokaut të Kupës së Botës nga pozita e dytë me gjashtë pikë.

Gana mbetet e treta me katër pikë, dhe avancon si njëra prej tetë pëfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.

Panamaja bie nga ky grup, pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në tri ndeshje.

Petar Suçiq i dha epërsinë kroatëve në minutën e 31-të. Derruck Luckassen i barazoi shifrat për Ganën në minutën e 73-të, ndërsa Nikola Vlashiq ia siguroi fitoren Kroacisë me golin e minutës së 83-të.

Kroacia në raundin tjetër të garës do të luajë me vendin e dytë të Grupit K. Kundërshtare do ta ketë Kolumbinë ose Portugalinë.

Kroacia mund të luajë edhe ndaj Kongos. Por, kjo ka pak mundësi të ndodhë. Kongoja duhet të fitojë thellë ndaj Uzbekistanit, e Portugalia të mposhtet thellë nga Kolumbia.

Anglia e fiton Grupin L, shkëlqen Bellingham

1 muaj më parë / 28 qer 2026 00:55
Anglia

Anglia është fituese e Grupit L. Pas fitores 2:0 ndaj Panamasë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Anglia e fitoi grupin me shtatë pikë në tri ndeshje.

Panamaja eliminohet nga turneu i ngjarjes globale si e fundit në këtë grup, pa pikë.

Jude Bellingham shënoi në minutën e 62-të për 1:0, ndërsa asistoi në golin për 2:0 në minutën e 67-të, të cilin e shënoi kapiteni Harry Kane.

Për Kanen ishte goli i 12-të në Kampionate Botërore, dhe hyn në histori të Anglisë si golashënuesi më i mirë. E kaloi legjendën Gary Lineker.

Anglia në ndeshjen e 1/16 së finales do të përballet me njërën prej përfaqësueseve që përfundon në vendin e tretë, nga Grupi E, H, I, J apo K.

Kroacia kthen epërsinë e një goli

1 muaj më parë / 28 qer 2026 00:44
Kroacia

Kroacia e ka kthyer epërsinë e një goli në ndeshjen ndaj Ganës.

Gol me kokë në minutën e 83-të realizoi Nikola Vlashiq.

Gana barazon rezultatin

1 muaj më parë / 28 qer 2026 00:39
Gana

Gana e ka barazuar rezultatin ndaj Kroacisë.

Mbrojtësi Derrick Luckassen shënoi në minutën e 73-të.

Goli u anulua fillimisht për pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u pranua.

Rekord i Harry Kanet në Kupë të Botës

1 muaj më parë / 28 qer 2026 00:36
Harry kane

Me golin ndaj Panamasë, Harry Kane është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës për Anglinë.

Ai i ka 12 gola dhe e ka kaluar legjendën Gary Lineker.

Anglia shënon sërish

1 muaj më parë / 28 qer 2026 00:27
Harry kane

Anglia ka shënuar tjetër gol dhe tani është në epësi 2:0 ndaj Panamasë.

Golin për 2:0 e shënoi Harry Kane. Asistues në golin e minutës së 67-të ishte Jude Bellingham.

Për kapitenin e Anglisë ishte goli i tretë.

Anglia shënon pas iniciativës së madhe

1 muaj më parë / 28 qer 2026 00:21
Bellingham

Pas iniciativës së madhe, Anglia më në fund ka shënuar gol.

Jude Bellingham shënoi për 1:0 në minutën e 62-të.

Ai realizoi me gjuajtje të saktë nga zona.

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Panamaja – Anglia

1 muaj më parë / 27 qer 2026 23:52
Anglia

Panamaja dhe Anglia kanë luajtur pa gola në pjesën e parë.

Është ndeshje e rëndësishme e Grupit L. 
Panamaja është eliminuar nga Botërori, ndërsa Anglia me barazim e rrezikon pozitën e parë.

Kroacia e mbyll pjesën e parë me një gol epërsi

1 muaj më parë / 27 qer 2026 23:50
Kroacia

Kroacia ka shkuar në pushim me një gol epërsi ndaj Ganës.
Ndeshja i takon Grupit L.

Nënkampionia e botës e vitit 2018, është duke fituar 1:0. 
Supergol në minutën e 31-të realizoi mesfushori 22-vjeçar i Interit, Petar Suçiq.

Kroacia në epërsi me supergolin e Suçiqit

1 muaj më parë / 27 qer 2026 23:33
Kroacia

Kroacia ka kaluar në epërsi me supergolin e shënuar nga Petar Suçiqit.

Mesfushori 22-vjeçar i Interit realizoi në minutën e 31-të për 1:0 ndaj Ganës.

Video

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kroacia – Gana

1 muaj më parë / 27 qer 2026 21:56
Fitore e vështirë, por shumë e vlefshme e Kroacisë

FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kroacia – Gana. 

Ky ballafaqim zhvillohet në Filadelfia, dhe nis në orën 23:00. 

Anglia dhe Gana në pozitën e parë dhe të dytë i kanë nga katër pikë. Kroacia është e treta me tri pikë, kurse Panamaja e fundit është pa pikë.

Formacioni i Kroacisë: 

Livakoviq, Stanishiq, Pongraçiq, Shutalo, Kovaçiq, Modriq, Vlashiq, Baturina, Suçiq, Budimir, Perishiq

Formacioni i Ganës: 

Asare, Adjetey, Mensah, Luckassen, Senaya, Partey, Sibo, Semenyo, Owusu, Ayew, Sulemana

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Panamaja – Anglia

1 muaj më parë / 27 qer 2026 21:54
Anglia ndalet në barazim nga Gana

FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Panamaja – Anglia, që është e treta dhe e fundit e Grupit L.

Ky ballafaqim zhvillohet në New Jersey, dhe nis në orën 23:00.

Anglia dhe Gana i kanë nga katër pikë në dy pozitat e para, Kroacia e treta i ka tri pikë, kurse Panamaja e fundit është pa pikë.

Formacioni i Panamasë:

Mosquera, Cordoba, Escobar, Harvey, Andrade, Murillo, Gutierrez, Martinez, J. Rodriguez, Barcenas, T. Rodriguez

Formacioni i Anglisë:

Pickford, Konsa, O’Reilly, Guehi, Quansah, Anderson, Bellingham, Rogers, Saka, Kane, Rashford