Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Mbappe i mahnitshëm, Franca në 1/8 e finales

1 muaj më parë / 1 kor 2026 00:51
Franca Mbappe Olisse

Me Kylian Mbappen në superformë, Franca nuk ka pasur telashe për të bërë vend në një të tetën e finales në Kupën e Botës.

Në natën mes të martës e së mërkurës, Franca fitoi 3:0 ndaj Suedisë.

Kylian Mbappe i shënoi dy gola për Francën, ndërsa Bradley Barcola e realizoi një tjetër. Ousmane Dembele asistoi në golin e parë të Dembeles, ndërsa Michael Olise asistoi në dy golat e tjerë. Olise tani i ka pesë asistime.

Franca ka dëshmuar se ndoshta është favoritja kryesore për të triumfuar në Botëror. Ndërkohë Mbappe ka dëshmuar se është në superformë në ngjarjen madhore.

Video: Golat dhe rastet në ndeshjen Franca - Suedia

Ai tani i ka gjashtë gola në këtë Botëror, sa edhe Lionel Messi. Erling Haaland është prapa tyre me pesë gola.

Në përgjithësi, Mbappe është tani golashënuesi i dytë në histori të Kampionateve Botërore. I ka 18 gola, një më pak se Messi që mban rekordin me 19. Miroslav Klose, që mbante rekordin deri në fillim të këtij Botërori, ka mbetur prapa tani me 16 gola.

Franca luan me Paraguain në 1/8 e finales.

Mbappe shënon sërish, barazohet me Messin

1 muaj më parë / 1 kor 2026 00:34
Mbappe

Kylian Mbappe e ka shënuar edhe golin e dytë për Francën ndaj Suedisë. Franca po udhëheq 3:0.

Mbappe tani i ka gjashtë gola në këtë Botëror, sa edhe Lionel Messi.

Në përgjithësi, Mbappe i ka 18 gola në Kampionate Botërore, një më pak se Messi.

Shënon Barcola, Franca në epërsi 2:0

1 muaj më parë / 1 kor 2026 00:11
Franca

Franca po marshon drejt 1/8 së finales në Botëror.

Për 2:0 në ndeshjen ndaj Suedisë shënoi Bradley Barcola në minutën e 53-të.

Michale Olise bëri asistimin që përfundoi me gol të bukur.

Franca në epërsi, Mbappe i pandalshëm

1 muaj më parë / 30 qer 2026 23:46
mbappe

Franca ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Suedisë.

Kylian Mbappe shënoi në minutën e 45-të.

Superylli francez e shënoi golin e pestë në Botëror.

Goli erdhi pas dy shtyllave të Francës, përkatësisht nga Mbappe e Michael Olisse.

Me rezultatin 1:0 u mbyll edhe pjesa e parë.

20 minuta lojë, ende pa gola në Francë – Suedi

1 muaj më parë / 30 qer 2026 23:22
20 minuta lojë, ende pa gola në Francë – Suedi

Franca e Suedia po përballen në ndeshjen e radhës të fazës nokaut në Botëror.

Tashmë janë luajtur 20 minuta, ndërsa rezultati mbetet 0:0.

Po luhet lojë e hapur, ndërsa të dy përfaqësueset e kërkojnë golin e avantazhit.

Franca është prej favoriteve të Botërorit. Bradley Barcola kishte rastin më të mirë në minutën e 19-të.

Në minutën e 20-të Kylian Mbappe shënoi, por u sinjalizua për pozitë jashtë loje.

Mbappe, Dembele, Olise kundër Isakut, Elangas dhe Gyokeresit

1 muaj më parë / 30 qer 2026 21:42
Mbappe

Franca dhe Suedia i kanë publikuar formacionet për ndeshjen për avancim në një të tetën e finales të Kupës së Botës.

Dy përfaqësueset evropiane do të përballen kundër njëra-tjetrës në stadiumin “MetLife” në New Jersy nga ora 23:00.