Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Çekia nuk e ruan epërsinë, barazon me Afrikën e Jugut

1 muaj më parë / 18 qer 2026 19:59
Cekia

Çekia ishte afër fitores së parë në këtë Botëror ndaj Afrikës së Jugut pasi kishte epërsi 1:0 prej minutës së gjashtë kur shënoi Michal Sadilek. Por, çekët nuk e ruajtën epërsinë e krijuar dhe pranuan gol në minutën e 83-të nga penalltia të cilën e konkretizoi në gol Teboho Mokoena.

Dhe kështu, ndeshja e xhiros së dytë e Grupit A mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut, e zhvilluar në Atlanta, u mbyll 1:1.

Çekia e treta dhe Afrika e Jugut në vendin e katërt, kanë nga një pikë pas dy ndeshjeve. Në grup janë edhe Meksika dhe Koreja e Jugut.

Afrika e Jugut barazon rezultatin

1 muaj më parë / 18 qer 2026 19:46
Afrika e Jugut barazon rezultatin

Afrika e Jugut e ka barazuar rezultatin ndaj Çekisë. 

Gol nga penalltia realizoi Teboho Mokoena, në minutën e 81-të. 

Penalltia u sinjalizua menjëherë nga gjyqtarja Tori Penso, pasi pas një gjuajtje drejt portës, mesfushori me tipare sulmuese i Çekisë, Pavel Shulc, e preku topin me dorë. 

Mokoena nuk gaboi nga 11 metërshi.

Mbyllet pjesa e parë, Çekia në epërsi

1 muaj më parë / 18 qer 2026 18:55
Mbyllet pjesa e parë, Çekia në epërsi

Çekia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1:0 ndaj Afrikës së Jugut.

Golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e gjashtë, e realizoi Michal Sadilek, i cili shënoi me asistim të Alexandr Sojkas.

Çekia në epërsi ndaj Afrikës së Jugut

1 muaj më parë / 18 qer 2026 18:07
cekia

Çekia ka kaluar në epërsi të hershme ndaj Afrikës së Jugut. 

Michal Sadilek realizoi për 1:0 në minutën e gjashtë.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Çekia – Afrika e Jugut

1 muaj më parë / 18 qer 2026 17:17
Cekia

Photo: Associated Press

Çekia dhe Afrika e Jugut do të takohen mes vete nga ora 18:00 në Atlanta, në ndeshjen e dytë që i takon Grupit A ku janë edhe Meksika dhe Koreja e Jugut. 

Çekia e Afrika e Jugut i humbën dy ndeshjet e para. Fitorja do t’u ndihmonte për të shpresuar në avancim tutje.

Formacioni i Çekisë: 
Kovar, Holes, Hrnac, Coufal, Krejçi, Darida, Cerv, Sadilek, Sojka, Hlozek, Schick

Formacioni i Afrikës së Jugut: 
Williams, Modiba, Mbokazi, Mudau, Okon, Mokoena, Mbatha, Adams, Appollis, Maseko, Rayners