Selektori i Egjiptit thotë se Argjentina po favorizohet për ta fituar Botërorin
Selektori i Egjiptit, Hossam Hassan ka dhënë tjetër deklaratë të fortë për zhvillimet në ndeshjen ndaj Argjentinës. Egjipitianët vlerësojnë se janë dëmtuar shumë nga arbitri.
Argjentina fitoi 3:2 dhe avancoi në çerekfinale. Ishin disa situata të dyshimta.
“Jeta është e padrejtë. Bota është e padrejtë. Në rregull, por pres nuk ka drejtësi në sport? Nuk jam i bindur nga ky rezultat dhe nga mënyra se si u zhvilluan gjërat në këtë ndeshje”, ka thënë Hassan në konferencë për shtyp.
“Gjyqtari ishte i padrejtë. Zoti më mjafton dhe ai i rregullon punët. Gjyqtari shërdoroi përpjekjet e një vendi të tërë. Kupa është drejtuar drejt Argjentinës. Nuk kemi parë respekt apo lojë të ndershme. Një penallti u anulua dhe një incident i dytë që duhejt të ishte kontrolluar për penallti për ne, nuk u shikua as nga VAR-i. Goli i dytë u anulua çuditërisht, për çfarëdo arsye. Duket se ka pasur presion nga pala argjentinase ndaj gjyqtarit që solli këtë “, ka theksuar selektori i Egjiptit.
Messi flet pas shkëlqimit: Ky grup nuk dorëzohet kurrë
Superylli argjentinas, Lionel Messi, ka folur pas avancimit në çerekfinale të Kupës së Botës me Argjentinë. Ai ka vlerësuar karakterin e lojtarëve të Argjentinë.
“Nuk është e lehtë të rikthehesh pasi je duke humbur 2:0. Por siç them gjithmonë, ky grup nuk dorëzohet kurrë dhe vazhdon të përpiqet deri në fund. Për fat të mir ëshënuam”, ka thënë Messi pas ndeshjes.
Ai shënoi një gol dhe asistoi një herë në fitoren 3:2 të Argjentinës ndaj Egjiptit.
“Vuajtëm shumë sërish, por kjo është Kupë Bote. Të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira, kështu që jam shumë i lumtur”, ka shtuar Messi.
Nuk ka dilema, Messi më i miri i ndeshjes
Lionel Messi është shpallur lojtari i ndeshjes Argjentinë – Egjipt.
Messi e ndihmoi me një gol dhe një asistim Argjentinën për të siguruar avancimin në çerekfinale të Kupës së Botës.
Argjentina e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Egjiptit me rezultat 3:2.
Messi ka tetë gola në këtë Kupë Bote që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht.
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Hassan ka thënë se Egjipti ka vuajtur padrejtësi dhe se rezultati është ndikuar nga faktorë “të brendshëm” dhe “të jashtëm”.
“Pse nuk ka drejtësi në sport? Në futboll? Nuk dua të përpiqem ta them me fjalë të bukura. Sot na është bërë padrejtësi. Kemi vuajtur padrejtësi”, deklaroi ai.
Tekniku egjiptian zbuloi gjithashtu se federata e vendit të tij kishte kundërshtuar përzgjedhjen e gjyqtarit francez François Letexier për këtë përballje.
“Ne e kishim kundërshtuar përzgjedhjen e një gjyqtari të tillë”, ka thënë Hassan.
Ai shtoi se nuk do të ndjekë më asnjë ndeshje të turneut, si formë proteste ndaj asaj që e cilëson si mungesë drejtësie.
“Është mënyra ime e të folurit dhe e të ngriturit të zërit. Nuk do të shikoj asnjë minutë të pjesës së mbetur të kësaj Kupe Bote”, theksoi trajneri i Egjiptit.
Alvarez për Messin: Ai është fenomen
Julian Alvarez ka thënë se “nuk ka më fjalë për të përshkruar Lionel Messin”.
Ai ka thënë se po e shijojnë çdo moment të tij në fushë.
“Nuk ka më fjalë për të përshkruar Messin. Ne përpiqemi ta mbështesim, ta shoqërojmë dhe të shijojmë çdo moment pranë tij. Gjithashtu e falënderojmë për gjithçka që bën për ne dhe për mënyrën se si na trajton. Ai është një legjendë dhe lojtari më i mirë në botë dhe në histori. Ai është fenohem”, ka thënë Alvarez pas fitores 3:2 të Argjentinës ndaj Egjiptit.
Messi vendos rekord ndaj Egjiptit
Më herët gjatë kësaj Kupe Bote, Lionel Messi, u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës. Tani pas fitores së jashtëzakonshme të Argjentinës kundër Egjiptit, 3:2, Messi është bërë lojtari me më së shumti asistime në Kupë të Botës.
Messi ka 21 gola në historinë e kupës së Botës dhe nëntë asistime, duke vendosur rekord. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, e mbante më herët rekordin me tetë asistime.
Messi asistoi në golin e parë të Argjentinës të cilin e realizoi Cristian Romero.
Pas asistimit, Messi shënoi golin e barazimit 2:2, ndërsa Argjentina fitoi 3:2 ndaj Egjiptit.
Me fitore, Argjentina avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës.
Zico: Gjyqtari ishte i padrejtë, nuk deshi që ne të fitojmë
Sulmuesi i Egjiptit, Mostafa Zico, ka shpërthyer ndaj gjyqtarit François Letexier, duke e fajësuar për eliminimin nga Botërori pas humbjes 3:2 nga Argjentina.
Zico ka thënë se ndeshja ishte e manipuluar pasi gjyqtari i dëmtoi që nga fillimi.
“Gjyqtari nuk ishte i mirë, ai ishte i padrejtë. Padrejtësia e tij ishte e qartë. Ai na dëmtoi që nga fillimi i ndeshjes. Ai nuk deshi që ne të fitojmë. Ishte një ndeshje e manipuluar”, ka thënë Zico teksa largohej nga fusha.
“Doja vërtet t'u sillja gëzim atyre (tifozëve), por kërkoj ndjesë. Nuk ndodhi. Nuk ishte faji ynë. Ai gjyqtar... Duket sikur kjo ndeshje ishte e manipuluar. Ne po fitonim 2-0 dhe ai vazhdonte të na sulmonte. Urime Argjentinës për një tjetër Kupë Bote, me sa duket”, u shpreh me ironi Zico.
Enzo: Ne nuk dorëzohemi kurrë
Futbollisti i Argjentinës, Enzo Fernandez, është ndarë i kënaqur me golin e shënuar ndaj Egjiptit. Me golin e Fernandezit në minutën e 92-të, Argjentina siguroi avancimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores 3:2 ndaj Egjiptit.
“E kisha pritur me padurim atë gol prej rreth tre vitesh, që nga Kupa e Botës në Katar. Të kem mundësinë të përjetoj momente të tilla... sinqerisht, falënderoj Zotin, ndihem i privilegjuar. Dhe dua të veçoj shokët e mi të skuadrës. Kemi një grup fenomenal, një grup që nuk dorëzohet kurrë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave. Jemi gjithmonë të bashkuar. Faleminderit shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë atyre që na mbështesin këtu, si dhe të gjithë argjentinasve në atdhe. Epo, edhe një hap përpara”, ka thënë Fernandez.
Scaloni i emocionuar pas përmbysjes: Më falni, s’mund të flas
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka kërkuar falje që nuk mund të flasë shumë për fitoren e madhe ndaj Egjiptit.
Argjentina fitoi me përmbysje të rezultatit ndaj Egjiptit. Ishte duke humbur 2:0, por në fund fitoi 3:2 për të siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës.
“Nuk mund ta ngre kokën, më falni. Jam vërtet i emocionuar tani”, tha trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. “Çfarë grupi lojtarësh, o burra. Kjo është e gjitha, duhet të iki”.
Argjentina në çerekfinale pas fitores dramatike
Enzo Fernandez shënoi në kohën shtesë për t’ia siguruar Argjentinës një fitore të jashtëzakonshme 3:2 ndaj Egjiptit dhe një vend në çerekfinale të Kupës së Botës të martën.
“E kisha pritur me padurim atë gol prej rreth tre vjetësh, që nga Kupa e Botës në Katar. Të kem mundësinë të përjetoj momente të tilla... sinqerisht, falënderoj Zotin, ndihem i privilegjuar. Dhe dua të veçoj shokët e mi të skuadrës. Kemi një grup fenomenal, një grup që nuk dorëzohet kurrë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave. Jemi gjithmonë të bashkuar. Faleminderit shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë atyre që na mbështesin këtu, si dhe të gjithë argjentinasve në atdhe. Epo, edhe një hap përpara”, ka thënë Fernandez.
Kampionia në fuqi ishin në disavantazh 2:0 deri në minutën e 79-të pas golave të Yasser Ibrahim në minutën e 15-të dhe Mostafa Zico në minutën e 58-të në stadiumin “Mercedes-Benz”. Por Argjentina shënoi dy gola në fund të ndeshjes nëpërmjet Cristian Romeros dhe Lionel Messit për t’u rikthyer në lojë.
Messi, i cili ishte në lot pas fishkëllimës së fundit, shënoi golin e tij të tetë në turneun e këtij viti në minutën e 83-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Ishte goli i tij i 21-të në Kupën e Botës, duke e zgjatur rekordin e tij.
Messi shënoi golin e barazimit vetëm disa minuta pasi asistoi për golin e parë të Argjentinës të realizuar me kokë nga Cristian Romero në minutën e 79-të.
Messi, që asistoi në golin e parë të Argjentinës, humbi gjithashtu një mundësi për gol kur penalltia e tij u prit nga portieri i Egjiptit, Mostafa Shobeir në minutën e 21-të. Ai goditi gjithashtu shtyllën në minutën e 31-të kur rezultati ishte 1:0 në të mirë të Egjiptit.
Goli i shënuar nga Messi në ndeshjen ndaj Egjiptit, ishte i teti në Kupën e Botës, duke e vazhduar serinë e tij të golave në nëntë ndeshje radhazi për Argjentinën dhe duke u ngjitur në krye të një gare të ngushtë për “Këpucën e Artë” me Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin me shtatë gola.
Harry Kane i Anglisë është gjithashtu në garë me gjashtë gola.
Messi po ashtu theu rekordin për asistime. Ai ka nëntë asistim në Kupën e Botës, duke ia thyer rekordin legjendës, Diego Maradona, me tetë asistime.
Yasser Ibrahim e kaloi Egjiptin në epërsi në minutën e 15-të me golin e shënuar me kokë. Mustafa Zico shënoi golin e dytë të Egjiptit në minutën e 67-të pas një asistimi nga Haissem Hassan.
Messi tani ka shënuar në një rekord prej nëntë ndeshjesh radhazi në Kupën e Botës që nga viti 2022. Goli i së martës ishte i 13-ti në periudhën prej nëntë ndeshjesh.
Messi përfundoi i dyti në garën për Këpucën e Artë pas Mbappes në vitin 2022 me shtatë gola, duke e udhëhequr Argjentinën drejt titullit. Në vitin 2014 ishte i treti me katër gola.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, është shfaqur i emocionuar pas fitores.
“Nuk mund ta ngre kokën, më falni. Jam vërtet i emocionuar tani”, tha trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. “Çfarë grupi lojtarësh, o burra. Kjo është e gjitha, duhet të iki”.
Argjentina synon të bëhet skuadra e parë që fiton dy tituj radhazi që nga Brazili në vitet 1958 dhe 1962.
Çfarë ndeshje, Argjentina përmbys rezultatin
Enzo Fernandez ka shënuar golin e epërsisë 3:2 për Argjentinën.
Ai shënoi golin e epërsisë për kampionen në fuqi në minutën e 92-të.
Messiiiiiiiii
Lionel Messi ka shënuar golin e barazimit 2:2 ndaj Egjiptit. Messi shënoi golin e barazimi në minutën e 84-t.
Është goli i tetë për Messin në Botërorin e tij të gjashtë në karrierë.
Romero shënon gol me asistim të Messit
Argjentina është kthyer në lojë.
Cristian Romero shënoi gol me asistim të Lionel Messit.
Ai shënoi me kokë në minutën e 79-të për të ngushtuar epërsinë e Egjiptit në 2:1.
Egjipti shënon golin e dytë, Argjentina drejt eliminimit
Egjipti ka realizuar golin e dytë.
Golin për 2:0 për Egjiptin e shënoi Mostafa Zico.
Ai realizoi golin për 2:0 në minutën e 67-të.
Egjiptit i anulohet goli i dytë
Egjiptit i është anuluar goli i dytë ndaj Argjentinës.
Goli i shënuar nga Mostafa Ziko u anulua nga VAR-i për një faull ndaj Lisandro Martinezit më herët.
Argjentina në kërkim të golit të barazimit
Argjentina është në kërkim të golit të barazimit në ndeshjen ndaj Egjiptit.
Por futbollistët e kampiones në fuqi të Botës, ende nuk kanë arritur të rrezikojnë seriozisht portën e Egjiptit, ndonëse kanë pasur posedimin e topit në pjesën e dytë.
Aktualisht po luhet minuta e 55-të e ndeshjes, ndërsa Egjipti është në epërsi me gol të minutës së 15-të. Yasser Ibrahim shënoi me kokë për epërsinë 1:0 të Egjiptit.
Shobeir në një grup të vogël portierësh që presin dy penallti në Botëror
Mostafa Shobeir i Egjiptit ka shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Argjentinës. Ai priti penalltinë e Lionel Messit dhe më pas bëri dy pritje vendimtare. Falë pritjeve të tij, Egjipti po udhëheq 1:0.
Shobeir është bërë vetëm portieri i katërt në histori të Kupës së Botës që ka pritur dy penallti në të njëjtin edicion, duke përjashtuar goditjet në seritë e penalltive.
Jan Tomaszewski në vitin 1974, Brad Friedel në vitin 2002 dhe Wojciech Szczesny në vitin 2022 e kanë arritur këtë më parë.
Rekordet e padëshiruara të Messit
Lionel Messi ka dështuar nga pika e bardhë në pjesën e parë të ndeshjes së Argjentinës ndaj Egjiptit.
Për Messin është penalltia e dytë e humbur në këtë Botëror. Superylli bëhet i pari lojtar në histori që ka humbur dy penallti në një Botëror, pa përfshirë seritë e penalltive.
Messi po ashtu ka humbur katër prej tetë penalltive të deritashme në Kupë të Botës. Edhe katër penallti të humbura është rekord, njëjtë si numri prej tetë penalltive të ekzekutuara.
Egjipti në epërsi pas pjesës së parë, Messi humb penallti
Argjentina e ka mbyllur me disavantazh pjesën e parë të ndeshjes kundër Egjiptit.
Golin e epërsisë 1:0 për Egjiptin e shënoi në minutën e 15-të, Yasser Ibrahim. Ai realizoi nga afërsia pas një krosimi të saktë.
Pesë minuta më vonë, Argjentina kishte mundësinë e barazimit të rezultatit. Por në minutën e 20-të, Lionel Messi humbi penallti.
Në fakt, penalltia e gjuajtur nga Messi u prit nga portieri i Egjiptit, Mostafa Shobeir.
Ishte penalltia e dytë e humbur nga Messi në këtë Kupë Bote.
Një penallti kishte humbur edhe ndaj Austrisë.
Shoubir kuptoi anën duke ia pamundësuar Messit golin e tetë deri më tani.
Portieri i Egjiptit ishte i pakalueshëm edhe në disa raste gjatë pjesës së parë.
Veçohen pritjet në minutën e 28-të dhe 39-të të Alexis Mac Allisterit përkatësisht Julian Alvarezit.
Portieri i Egjiptit, i pakalueshëm për argjentinasit
Pasi priti penalltinë e Lionel Messit, portieri i Egjiptit, Mostafa Shobeir, bëri një tjetër pritje të madhe në minutën e 39-të.
Ai priti gjuajtjen e Julian Alvarezit.
VIDEO:
Mostafa Shobeir great save vs Argentina 39'
by u/977x in soccer
Messi humb sërish penallti
Lionel Messi ka humbur sërish penallti.
Ai nuk ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 20-të. Është penalltia e dytë e humbur nga Messi në këtë Kupë Bote.
Shokohet Argjentina, Egjipti në epërsi
Argjentina është shokuar në ndeshjen ndaj Egjiptit.
Egjiptianët kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 15-të.
Yasser Ibrahim shënoi nga afërsia pas një krosimi të saktë.
Messi udhëheq Argjentinën, Salah Egjiptin
Janë bërë publike formacionet e Argjentinës dhe Egjiptit për ndeshjen e një të tetës së finales të Kupës së Botës.
Përballja për avancim në çerekfinale të Kupës së Botës do të zhvillohet në Atlanta nga ora 18:00.
Ashtu siç pritej, Lionel Messi do ta udhëheq Argjentinën në sulm, kurse në anën tjetër Muhamed Salah do t’i prij sulmit të Egjiptit.
Takimi i fundit i Argjentinës dhe Egjiptit ishte në vitin 2008 në Kajro.
Argjentina fitoi 2:0.
Formacioni i Argjentinës: Emiliano Martinez, Nicolas Tagliafico, Lisandro Martinez, Cristian Romero, Nahuel Molina, Leandro Mardes, Rodrigo de Paul, Alexis Mac Alister, Enzo Fernandez, Julian Alvarez, Lionel Messi.
Formacioni i Egjiptit: Mostafa Shoubir, Yasser Ibrahim, Mohamed Hany, Ramy Rabia, Karim Hafez, Emam Ashour, Mostafa Zico, Mohanad Lashin, Marawan Attia, Mohamed Salah, Haissem Hassan.
-
Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
-
Messi flet pas shkëlqimit: Ky grup nuk dorëzohet kurrë
-
Zico: Gjyqtari ishte i padrejtë, nuk deshi që ne të fitojmë
-
Messi me dy gola për rekord historik dhe kualifikim të Argjentinës
-
Fitorja dramatike e Argjentinës u përcoll edhe nga aeroplani