Favoritja për ta fituar Kupën e Botës, Franca, do të jetë pa yllin e mesfushës, Aurelien Tchouamenin, në ndeshjen ndaj Paraguait që nis sonte në orën 23:00.
Kështu ka raportuar mediumi “RMC Sport” të shtunën në mëngjes.
Ai do të mungojë për shkak të telasheve me muskuj.
Paraguai e eliminoi Gjermaninë në 1/16 e finales të Kupës së Botës. Tani synon tjetër befasi.
Tchouameni ka kompletuar tri nga katër ndeshjet e Francës në këtë Kupë të Botës.
Manu Kone pritet ta zërë vendin e tij.