Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Doue sërish startues, kthehet Tchouameni

G

Selektori i Francës, Didier Deschamps, pritet t’i besojë sërish Desire Doues për vend në formacionin startues për gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Spanjës. 

Deschamps nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, pasi dëshiron të ruajë formacionin që mposhti Marokun në çerekfinale. 

Aurelien Tchouameni, i cili ishte në stol në ndeshjen e fundit, ka gjasa të kthehet në formacionin bazë, shkruajnë të dielën mediumet franceze. 

Rikthimi i Tchouamenit mund të bëjë që Manu Kone ta humbë vendin në mesfushë.

Tchouameni kishte probleme më lëndim dhe nuk ishte i gatshëm të startonte ndaj Marokut. 

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Doue, bëri asistim në fitoren ndaj Marokut. 

Edhe Cherki dhe Deschamps përsëri me probleme Botërori 2026 Cherki dhe Deschamps përsëri me probleme

Në tri prej ndeshjeve të deritashme të Francës në Kupën e Botës, Doue u inkuadrua në pjesën e dytë. Në vend të 21-vjeçarit, Deschamps i besonte sulmuesit tjetër të PSG-së, Bradley Barcola. 

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës luhet të martën nga ora 21:00.