Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dy autogola në Botëror nga i njëjti lojtar, ndodh pas 60 vjetësh

Mohamed Hany

Mohamed Hany i Egjiptit ka realizuar dy autogola në këtë Kupë të Botës.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në ngjarjen globale që prej Botërorit 1966 në Angli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht se Hany realizoi autogol në ndeshjen ndaj Australisë, Egjipti e siguroi edhe të paktën një ndeshje të fazës nokaut në Botëror. E mposhti Australinë në penallti.

30-vjeçari Hany autogol shënoi edhe në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Dy herë në Kupë të Botës në portën e vet kishte realizuar edhe bullgari Ivan Vutsov, ndaj Portugalisë dhe ndaj Hungarisë, ka shkruar “Fotbollskanalen” të shtunën.

Autogoli i Hanyt ndaj Australisë ishte i 13-ti në Kupë të Botës dhe është rekord i ri për turneun e Botërorit.