Petar Suçiq ishte njëri prej lojtarëve të Kroacisë që shpërtheu në lot pas humbjes nga Portugalia.
Ai është ngushëlluar nga Cristiano Ronaldo pas ndeshjes.
“Ishte ndeshje shumë e mirë, por që për fat të keq nuk përfundoi mirë. Nuk di çka të them, ndihem i zbrazët. Por jam krenar me ekipin, sidomos për pjesën e dytë. Kemi merituar më shumë, të paktën vazhdimet”, ka thënë Suçiq.
“Na janë anuluar tri gola, vërtetë do të doja që dikush të na sqaronte në ato situata dhe për çka u morën ato vendime. Kishte shumë situata diskutabile që shkuan kundër nesh”, ka shtuar Suçiq.
Superylli portugez, Ronaldo, i ka thënë kroatit që në futboll ka edhe momente të vështira.
“Isha i tronditur, ndërsa më tha që ky është futbolli. Më tha që në futboll ka momente dhe situata të vështira, por se jam i shkëlqyer, që të vazhdoj para dhe që në të ardhmen do të jetë më mirë”, ka treguar Petar Suçiq.
-
Ronaldo: Kam ndërgjegjen e pastër, fitimi i Evropianit është si Botëror për mua
-
Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit nga Botërori
-
Ronaldo flet për penalltinë, tregon çka i tha Modriqit
-
Ronaldo pas barazimit me RD Kongon: S’ishte fillimi që deshëm, nuk ka mbaruar asgjë
-
Fernandes flet për kartonin e kuq të Ronaldos