Pas fitores 2:1 ndaj Kosovës, Çekia e ka shënuar një tjetër fitore në prag të Kupës së Botës në futboll.
Në Harrison të SHBA-së, në natën mes të enjtes e së premtes, Çekia fitoi 3:1 ndaj Guatemalës. Dhe ka dëshmuar se është gati për Botëror.
Çekia më 11 qershor luan ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen hapëse të saj në Kupë të Botës.
Patrik Schick, Tomash Chory dhe Denis Vishinsky i shënuan golat për Çekinë.