Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Vida thotë se Kroacia do ta fitojë Botërorin

Domagoj Vida

Mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida, ka thënë se ekipi i tij ka kapacitetet për të fituar Kampionatin Botëror 2018.

Kombi evropian siguroi vend në çerekfinale këtë verë duke mposhtur Danimarkën në penalti në 1/8 e finales.

Rusët i presin kroatët në çerekfinale dhe Vida thotë se ekipi i tij nuk do të ndalet, pasi synojnë të triumfojnë në fund.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Na solli shumë presion, sidomos pas humbjes nga Portugali në Euro 2016. E donim shumë fitore. Nuk ishte e lehtë”, ka thënë Vida. “Tani presioni është hequr pak. Duam të mposhtim Rusinë, dhe me dëshirën e Zotit, do të shkojmë deri në fund. Jemi afër. Plani ynë është të mos ndalemi tash”.

Kroacia ishte eliminuar në fazën e grupeve më 2002, 2006 dhe 2014, ndërsa kishte arritur gjysmëfinalen më 1998.