Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Vida beson se Kroacia ka forcë për ta kaluar grupin

Mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida ka thënë se Anglia e ka merituar fitoren, ndërsa ka theksuar se qëllimi i tyre është kalimi i grupit.

“Urime Anglisë. Ata ishin më të mirë, ne bëmë më të mirën dhe do të luftojmë deri në fund. Ne nuk do të dorëzohemi, ne e dimë se cili është qëllimi ynë – kalimi i grupit. Ne kemi punuar që të mos dalim shumë dhe për herë të parë kur ne dolëm, ata vepruan pas nesh dhe fatkeqësisht shënuan”, ka thënë Vida pas ndeshjes.

Anglia mposhti Kroacinë me rezultatin 1:0, në ndeshjen hapëse të “Euro 2020”. Kroacia është në Grupin D së bashku me Anglinë, Skocinë dhe Çekinë.