Mohamed Salah do të mungojë në ndeshjen e parë të Egjiptit në Botëror kundër Uruguait, megjithatë do të jetë i gatshëm për ndeshjet e tjera.
Këtë e ka konfirmuar së fundmi presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida, raporton gazetari i Bleacher Report, Dean Jones, transmeton Koha.net.
“Presidenti i EFA-së, Hany Abo Rida thotë se Salah do të mungojë në ndeshjen hapëse të Egjiptit kundër Uruguait, por do të jetë 100 për qind i gatshëm të luajë kundër Rusisë”, shkruan Jones në Twitter.
Salah kishte lënduar krahun në finalen e Ligës së Kampionëve me ç’rast ekipi i tij, Liverpooli pësoi 3 me 1 nga Real Madridi.
Përveç Uruguait e Rusisë, kombëtarja e Egjiptit përballet edhe me Arabinë Sauditë në ndeshjen e tretë.