Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Mbappe e Rashford lëndohen para Botërorit

Sulmuesi Kylian Mbappe i Francës dhe Marcus Rashfordi i Anglisë kanë pësuar lëndime gjatë stërvitjeve që kanë mbajtur me përfaqësueset dy ditë para se të fillojë Kampionati Botëror në Rusi.

Ylli i PSG-së ka pësuar lëndim në këmbë gjatë duelit me mbrojtësin Adil Rami ndërsa 19-vjeçari anglez ka pësuar një lëndim në gju.

Derisa Mbappe do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Franca e zhvillon ndaj Austrialisë, Rashfordi do të jetë në dyshim për ndeshjen hapëse kundër Tunizisë të hënën.