Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Mbappe, në dyshim ndaj Real Madridit

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në stërvitjen e së hënës.

Ylli i Paris Saint-Germain nuk ka arritur të vazhdojë stërvitjen pas lëndimit të pësuar. Mediat franceze kanë bërë të ditur se Mbappe ka lënduar këmbën e tij të majtë pas një dueli me bashkëlojtarin Gueye.

Sulmuesi ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe është në pritje të përgjigjes së stafit mjekësor.

Mbappe mund ta humbas ndeshjen kthyese të 1/8 së finales ndaj Real Madridi që zhvillohet të mërkurën mbrëma.