Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Marcelo s’është i gatshëm për Meksikën

Mbrojtësi i majtë i Brazilit, Marcelo do ta nisë nga stoli ndeshjen e radhës ndaj Meksikës.

Fituesi i Champions League me Real Madrid e ka rritur intensitetin në stërvitje, por ai nuk është gati për një ndeshje, e cila mund të zgjasë edhe 120 minuta.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Tite në Samara, aty ku do të zhvillohet ndeshja mes Selecao-s dhe Meksikës për një vend në çerekfinale.

Një tjetër arsye e lënies jashtë e Marcelo-s është edhe vapa e madhe që ka pushtuar Rusinë, me temperaturat që thuhet të jenë mbi 30 gradë, transmeton kp.

Pra pritet që ndeshjen e radhës të jetë Filipe Luis ai që do ta nisë nga minuta e parë.