Mesfushori i Danimarkës, William Kvist, do të humbë pjesën e mbetur të Kupës së Botës, pasi mori frakturë në brinjë në fitoren 1:0 të Danimarkës ndaj Perusë.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Danimarkës të dielën. Kvist është lënduar pasi kërceu për një top të lartë me Jefferson Farfanin e Perusë dhe 33-vjeçari u desh të largohej me barelë nga fusha, transmeton “Koha Ditore”.
“William Kvist ka thyer brinjët dhe do të kthehet në Danimarkë. Të gjithë rreth skuadrës i urojnë shërim të shpejtë”, është thënë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Danimarkës në “Twitter”.
Danimarka ndeshjen e radhës të Grupit C e luan me Australinë të enjten, ndërsa ndeshjen e fundit në grup e ka kundër Francës.