Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Skenë e rëndë në ndeshjen Kanadaja - Katari, Kone thyen këmbën

Ismael Kone

Foto: Associated Press

Mesfushori i Kanadasë, Ismael Kone, ka pësuar lëndim të rëndë dhe e ka humbur Botërorin e këtij viti. 

Kone e theu këmbën pas ndërhyrjes shumë të ashpër nga Assim Madibo, në minutën e 57-të. 
Pati shumë tensione në fushë mes lojtarëve pas këtij rasti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madibo u ndëshkua me karton të kuq, por kërkoi falje për ndërhyrjen e ashpër. Te Katari me të kuq u ndëshkua edhe Homam Al Hamin në pjesën e parë. 

Kone u largua me barelë nga fusha pas intervenimit të stafit mjekësor. Atij iu dha edhe oksigjen. Është larguar nga fusha me vetëdije ndërsa i gjithë stadiumi e përshëndeti gjatë daljes. 

Kanadaja në fund fitoi 6:0. 

Shumë tensione pati edhe pas përfundimit të ndeshjes. 

Kanadaja e para dhe Zvicra e dyta në Grupin B kanë nga katër pikë. 

Bosnjë-Hercegovina e treta dhe Katari i fundit mbeten me nga një pikë.

Kone i Kanadasë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas lëndimit të rëndë

56 min. më parë / 19 qer 2026 08:19
Ismael Kone

Photo: Associated Press

Fitorja e parë dhe historike e Kanadasë në Kupën e Botës mbeti në hije të lëndimit të tmerrshëm të mesfushorit Ismael Kone. Kanadaja fitoi 6:0 ndaj Katarit, në orët e para të së premtes.

Kone lëndoi rëndë këmbën e majtë, kur mesfushori i Katarit, Assim Mabido e goditi nga prapa në pjesën e dytë të ndeshjes. 24-vjeçari Kone u trajtua në fushë para se të nxirrej me barelë.
Mabidu u përjashtua. 

“Pashë këmbën e tij. Pashë se diçka nuk ishte në rregull”, tha kapiteni i Kanadasë, Stephen Eustaquio. 

Kone u dërgua shpejt në një spital ku po përgatitje për operacion, ndërsa ishte i rrethuar nga familja.
Trajneri Jesse Marsch dha se ndërhyrja ndodhi para stolit dhe është dëgjuar “kërcitja e eshtrave”.

“Të gjithë mbetën të shkatërruar kur ndodhi, por u desh të gjenim mënyrë për të mbetur të fokusuar. E dinim që Ismael donte që ne ta përfundonim punën”, tha Marsch.

“Ka shumë mendime që na kalojnë nëpër kokë tani. Të gjithë po mendojmë për të, por të gjithë jemi shumë krenarë për atë që jemi”, ka shtuar selektori kanadez.

Mabido i ka kërkuar falje personale Kones.

Kartoni i kuq i Mabidos e la Katarin me nëntë lojtarë, pasi Homam Ahmed u përjashtua në pjesën e parë.

Jonathan David, që realizoi “hat-trick”, ka pyetur nëse ndërhyrja ishte e nevojshme.

“Nëse është situatë ku nuk mund të fitoni topin, atëherë nuk ka kuptim. Është vetëm për të lënduar tjetrin”, ka thënë David.