Botërori 2018

Kroacia fiton dramën ndaj Rusisë, arrin në gjysmëfinale

Kroacia ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur gjysmëfinalen e Botërorit pas 20 vjetësh.

Për ta bërë këtë Kroacia e eliminoi në çerekfinale nikoqirin Rusinë, në një ndeshje dramatike në Sochi, transmeton Koha.net.

Koha e rregullt e takimit ishte 1 me 1, me golat e shënuar nga Cheryshev që i dha epërsinë Rusisë në minutën e 31. Kurse shifrat i kishte barazuar Kramariq në minutën e 39.

Ndeshja shkoi në vazhdime, me ç’rast u shënuan edhe dy gola të tjerë, për secilën nga një.

Në minutën e 101 Vida i dha epërsinë Kroacisë pas asistimit nga Modriqi. Por pesë minuta para përfundimit të lojës Rusia u kundërpërgjigj duke barazuar shifrat përmes Fernandesit, goli i të cilit çoi ndeshjen në penalti.

Kurse në penalti ishte Rusia që mori e para përgjegjësinë për të goditur përmes Smolovit, goditjen e të cilit priti portieri kroat Subashiq.

Brozoviq i dha epërsinë në penalti kombëtares kroate, si ekzekutuesi i parë. Dzagoev më pas ishte i saktë për Rusinë nga penaltia.

Pas Brozoviqit penaltinë për Kroacinë e ekzekutoi ylli i Realit, Kovaçiq, goditjen e së cilit e priti Akinfeevi. Më pas Fernandes humbi penaltinë për Rusinë, duke çuar jashtë portës topin.

Modriqi me shumë fat e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë përparsi sërish Kroacisë.

Ignasheviq mori përgjegjësinë për Rusinë më pas, dhe me një goditje të bukur çoi topin në rrjetë.

Në vazhdim Vida i dha epërsinë Kroacisë në penalti, 3 me 2.

Kuzyayevi barazoi shifrat për rusët. Dhe penaltinë kryesore për Kroacinë e pati ylli i Barcelonës, Ivan Rakitiq që ishte i saktë për ta dërguar kombëtaren e tij në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale Kroacia do të luajë ndaj Anglisë më 11 korrik.


Rusia barazon shifrat ndaj Kroacisë

Rusia ka barazua shifrat ndaj Kroacisë në minutën e 115.

Ishte braziliani i natyralizuar Mario Fernandes që barazoi shifrat për Rusinë, duke shënuar me kokë pas asistimit nga Alan Dzagoev, transmeton Koha.net.

Në rast se përfundon kështu atëherë penaltitë do ta vendosin gjysmëfinalistin e katërt të Botërorit.


Kroacia në epërsi ndaj Rusisë

Kroacia e ka nisur mbarë periudhën e vazhdimeve ndaj Rusisë.

Në minutën e 101 Kroacia kaloi në epërsi përmes mbrojtësit Vida, që shënoi pas asistimit nga Modriqi.


S’ka fitues në kohën e rregullt, Rusi – Kroaci në vazhdime

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për ta mësuar gjysmëfinalistin e katërt të Botërorit “Rusia 2018”.

Rusia e Kroacia nuk arritën të fitojnë takimin në kohën e rregullt, për të lejuar që ndeshja të shkon në vazhdime për 30 minuta, transmeton Koha.net.

1 me 1 ishte rezultati i kohës së rregullt. Dhe nëse nuk ka fitues as në vazhdime atëherë do të jenë penaltitë ato që vendosin gjysmëfinalistin.


Kramariq barazon shifrat ndaj Rusisë

Kroacia është kundërpërgjigjur për mrekulli në sfidën çerekfinale ndaj Rusisë, që kaloi në epërsi në minutën e 31.

Pas tetë minutave Kroacia barazoi shifrat ndaj Rusisë përmes sulmuesit Andrej Kramariq, pas asistimit nga Manxhukiqi, transmeton Koha.net.


Rusia kalon në epërsi ndaj Kroacisë

Rusia ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë, në ndeshjen çerekfinale të Botërorit.

Ishte ylli i Villarrealit, Denis Cheryshev që shënoi një supergol në minutën e 31, transmeton Koha.net.

Për të asistoi Dzyuba.


Nis sfida ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë

Ka nisur ndeshja çerekfinale e Botërorit ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë.

Të dyja skuadrat synojnë një vend në mesin e katër kombëtareve më të mira të Botërorit “Rusia 2018”, transmeton Koha.net.

Në gjysmëfinale fituesin e këtij takimi e pret Anglia.


Rusi – Kroaci, formacionet zyrtare

Ka mbetur edhe një orë nga fillimi i ndeshjes së fundit çerekfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Ndeshja mes Rusisë dhe Kroacisë do të nxjerr gjysmëfinalistin e katër të Botërorit.

Të dy trajnerët kanë zgjedhur që në fushë të nxjerrin formacionet me përbërje 4-2-3-1.

Këto janë formacionet zyrtare:

Image