Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Kroacia eliminon Danimarkën, Subashiq pret tre penalti

Ishin penaltitë që vendosën çerekfinalistin e katërt të Botërorit “Rusia 2018”, e që është Kroacia.

Një fillim fantastik pati ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, me këtë të dytën që krijoi epërsinë qysh në minutën e parë për Jorgensenit.

E në minutën e katërt Kroacia u kundërpërgjigj përmes Mario Manxhukiqit, për 1 me 1, transmeton Koha.net.

Ndeshja shkoi në vazhdime, pasi për 90 minuta asnjëra nuk e gjeti rrugën e golit.

E në vazhdime rastin më të mirë e pati Luka Modriq që nuk u tregua i saktë nga penaltia në minutën e 116.

Edhe Kroacia fiton dramën ndaj Rusisë, arrin në gjysmëfinale Botërori 2018 Kroacia fiton dramën ndaj Rusisë, arrin në gjysmëfinale

Në penalti Danimarka mori përgjigjësinë e para, kur Erikseni doli përballë Subashiqit, me këtë të fundit që doli fitues duke i pritur penaltinë yllit të Tottenhamit. Badelj mori penaltinë e parë për Kroacinë, por edhe ai u tregua i pasaktë, pasi Kasper Schmeichel e priti goditjen e tij.

Kjaer me një goditje të fuqishme e konkretizoi për herë të parë penaltinë për danezët. Më pas Kramariq mori përgjegjësinë, që me një qetësi të madhe dërgoi topin në rrjetë.

Krohn-Dehli u tregua i saktë për Danimarkën, për 2 me 1 në penalti. Më pas Modriq doli përsëri përballë Schmeichel, por tani me sukses.

E penaltinë e Schones për mrekulli e priti portieri kroat, Subashiq. Për Kroacinë në vazhdim përgjegjësinë e mori Pivariq, që u tregua i pasaktë, pasi Schmeichel e priti goditjen e tij.

Subashiq përsëri ishte fantastik duke i pritur penaltinë e Jorgensenit, të tretën në këto penalti.

Penaltinë vendimtare e pati ylli i Barcelonës, Ivan Rakitiq, i cili u tregua i saktë, penalti kjo që e çoi Kroacinë në çerekfinale të Botërorit.

Në çerekfinale Kroacia do të përballet me nikoqirin Rusinë.


Kroaci – Danimarkë, penaltitë do të vendosin penaltitë

Nuk kanë mjaftuar 120 minuta për të mësuar fituesin ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës.

Janë penaltitë ato që do të vendosin për çerekfinalistin e katërt të Botërorit 2018, transmeton Koha.net.

Rastin më të mirë e pati Luka Modriq, i cili humbi penaltinë në minutën e 117.


Modriq humb penaltinë

Kroacia ka pasur një rast të shkëlqyer për të kaluar në epërsi ndaj Danimarkës.

Ishte Luka Modriq që humbi penaltinë në minutën e 116, transmeton Koha.net.

Ishte Schmeichel ai që priti penaltinë e kroatit, për t’i mohuar ndoshta kështu kualifikimin Kroacisë për në çerekfinale.


Edhe Kroaci – Danimarkë shkon në vazhdime

Nuk ka pasur fitues në kohën e rregullt ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, dhe ndeshja shkon në vazhdime.

Edhe Kroacia synon të shënojë kapitull të ri në historinë e saj Botërori 2018 Kroacia synon të shënojë kapitull të ri në historinë e saj

Rezultati përfundimtar i këtij takimi për kohën e rregullt ishte 1 me 1, transmeton Koha.net.

Edhe takimi i sotëm ndërmjet Spanjës e Rusisë shkoi në vazhdime, dhe ishin penaltitë që çuan Rusinë në çerekfinale.


Nis pjesa e dytë Kroaci – Danimarkë

Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, skuadra këto që po synojnë kualifikimin për çerekfinale të Botërorit Rusia 2018.

1 me 1 ishte rezultati i pjesës së parë.


Përfundon me barazim pjesa e parë Kroaci – Danimarkë

Një ndeshje fantastike kanë zhvilluar në pjesën e parë Kroacia dhe Danimarka, me duele e raste të shumta të krijuara.

Goli më i shpejtë i këtij Botërori u shënua nga Jorgensen i Danimarkës, i cili qysh në minutën e parë i dha epërsinë kombëtares së tij, transmeton Koha.net.

Manxhukiq barazoi shifrat në minutën e katërt, për rezultatin e pjesës së parë 1-1.


Dy gola të shpejtë në ndeshjen Kroaci – Danimarkë

Fillim jashtëzakonisht shpërthyer ka pasur ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës.

Brenda katër minutave u shënuan dy gola, transmeton Koha.net.

Në minutën e parë Danimarka kaloi në epërsi përmes Jorgensenit, që shënoi pas asistimit nga Delaney, që ka shënuar golin më të shpejtë në këtë botëror.

Megjithatë Kroacia u kundërpërgjigj për mrekulli përmes Mario Manxhukiqit, që shënoi në minutën e katërt.


Kroaci – Danimarkë, formacionet zyrtare

Kroaci dhe Danimarka do të ndeshen mes vete për të siguruar një vend në çerekfinalet e Kampionatit Botëror.

Edhe Schmeichel, lojtari i ndeshjes Kroaci - Danimarkë Botërori 2018 Schmeichel, lojtari i ndeshjes Kroaci - Danimarkë

Trajnerët e të dyja skuadrave duan çerekfinalen, kështu që kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Tashmë dihet që fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale do të takohet me Rusinë e cila eliminoi Spanjën pas trilerit të penalltive.

Image