Franca ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Kalimin në gjysmëfinale, francezët e arritën pasi të dielën mbrëma në “Stade de France”, eliminuan në çerekfinale Kroacinë pas ekzekutimit të penalltive, 5:4.
Për Francën peanlltitë i humbën Jules Kounde dhe Theo Hernandez. Për Kroacinë dështuan Martin Baturina, Franjo Ivanoviq dhe Josip Stanisiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo120 minutat e ndeshjes përfunduan 2:0 në të mirë të francezëve. 2:0 kishte fituar edhe Kroacia në ndeshjen e parë. Me rezultat 2:0 kishte fituar edhe Kroacia në shtëpi.
Portugalia shënon dy gola në vazhdime, kualifikohet në gjysmëfinale
Portugalia është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Pasi e humbi 1:0 ndeshjen e parë në Danimarkë, Portugalia të dielën mbrëma fitoi në shtëpi me rezultatin 5:2. Fitoren portugezët e arritën në vazhdime, gjatë të cilave i shënuan dy gola.
Fillimisht Francisco Trincao shënoi në minutën e 91-të për 4:2 e Gonçarlo Ramos realizoi për 5:2 në minutën e 115-të.
Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 3:2 për Portugalinë.
Joachim Anderson shënoi autogol në minutën e 38-të, ndërsa Rasmus Kristensen barazoi në 1:1 në minutën e 56-të.
Për 2:1 shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 72-të. Për Ronaldon ishte goli i 929-të. Christian Eriksen shënoi për 2:2 në minutën e 76-të, kurse golin për 3:2 e shënoi Trincao në minutën e 86-të.
Shkon në penallti edhe ndeshja Francë – Kroaci
Penalltitë do të vendosin edhe fituesin e ndeshjes Francë – Kroaci.
120 minutat e ndeshjes përfunduan 2:0 në të mirë të francezëve. 2:0 kishte fituar edhe Kroacia në ndeshjen e parë.
Në vazhdime edhe ndeshjet Franca – Kroacia dhe Portugalia Danimarka
Franca po udhëheq 2:0 ndaj Kroacisë pas 90 minutave lojë.
Pasi me rezultat të njëjtë Kroacia e fitoi ndeshjen e parë, do të luhen dy vazhdimet nga 15 minuta.
Në vazhdime ka shkuar edhe ndeshja mes Portugalisë dhe Danimarkës.
Portugalia po fiton 3:2, kurse Danimarka kishte fituar 1:0 në ndeshjen e parë.