Franca ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror duke mposhtur Belgjikën me rezultat 1 me 0.
“Gjelat” do të shijojnë finalen pas 12 vjetësh pritje që kur u mposhtën nga Italia në Botërorin e vitit 2006.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Samuel Umtiti, për t’ia siguruar finalen e dytë të madhe Francës që dy vjet më parë u përball me Portugalinë në Kampionatin Evropian. Edhe atë finale francezët e humbën.
Franca në finale pret fituesin e duelit Angli – Kroaci.
Franca kalon në epërsi me golin e Umtitit
Mbrojtësi Samuel Umtiti ka realizuar gol për të kaluar Francën në epërsi ndaj Belgjikës.
Umtiti realizoi gol me kokë në minutën e 51 pas asistimit të Antoine Griezmannit.
Edhe
Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht
¡GOOOOOOOOL de #FRA??! #Umtiti (52') #Francia 1-0 #Bélgica #FRA 1-0 #BEL#Rusia2018 #WorldCup #MundialRusia2018 #Worldcup2018 #FIFAWORLDCUPRUSSIA2018
— armin veh´s (@z_veh) July 10, 2018
pic.twitter.com/r99GHpFE84
Portierët në role kryesore në pjesën e parë
Hugo Lloris i Francës dhe Thibaut Courtois kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë pjesës së parë të gjysmëfinales së Botërorit.
Lloris fillimisht priti gjuajtjen e Eden Hazardit, ndërsa pak minuta më vonë bëri një pritje të mirë edhe ndaj gjuajtjes së mbrojtësit Toby Alderweireldit, derisa Courtois priti një gjuajtje të mbrojtësit anësor Pavard për të lënë portat e paprekura në pjesën e parë.