Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Edhe Biglia pensionohet nga Argjentina

Pas Javier Mascherano, një tjetër veteran i kombëtares së Argjentinës i ka thënë lamtumirën ekipit pas eliminimit nga Botërori “Ru2i 2018”.

Ai është Lucas Biglia, 32 vjeç, që ka deklaruar se nuk do të veshë më fanellën e kombëtares.

Mesfushori i Milanit në Serinë A, ka vendosur të mos luajë më për Argjentinën, fanellën e së cilës e ka veshur në 58 ndeshje dhe ka realizuar vetëm një herë.

“Është momenti për të hapur krahun, për të qenë të ndershëm me veten tonë dhe të mos krijojmë iluzione të kota. Më vjen keq për eliminimin, por ky është futbolli. Prisnim diçka më shumë, por nuk ia dolëm mbanë. Tani është koha që të rinjtë të vijnë në kombëtare”, tha Lucas Biglia, që nuk është aktivizuar shumë në këtë Botëror nga trajneri Jorge Sampaoli, transmeton KP.

Artikuj të ngjashëm