Një zyrtar i patrullës kufitare amerikane në New York është akuzuar se kishte urdhëruar gratë t’ia tregonin gjoksin dhe pretendonte se kjo ishte pjesë e detyrës zyrtare.
Shane Millan u arrestua nën akuzat se ai privoi katër gra nga e drejta e tyre kushtetuese të jenë të lira nga kontrollet e paarsyeshme, kanë thënë autoritetet, raportoi AP.
Sipas prokurorëve, Millan u tha tri grave të ekspozonin gjoksin e zhveshur përmes kamerës derisa ai po procedonte dokumentet e tyre për të hyrë në vend. Një grua e katërt u urdhërua t’ia tregonte gjoksin mbuluar.
Millan u tha grave se ekspozimi i gjokseve ishte pjesë e procesit për t’u pranuar në SHBA, por faktikisht ishte për kënaqësinë e tij, shtuan prokurorët.
-
Arrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për regjistrimin e një shtetasi të Serbisë
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Pjesëtari i milicisë në Tennessee po planifikonte sulm ndaj agjentëve federalë
-
Maduro dhe gruaja e tij pritet të përballen me akuza të reja për torturimin e amerikanëve
-
Shefi i sigurisë amerikane “vallëzoi i lumtur” pas eliminimit të Iranit