Një pjesëtar i milicisë në Tennessee i cili i tha një agjenti të fshehtë federal se SHBA-ja "po pushtohej" nga migrantët, po planifikonte të udhëtonte në kufirin jugor me një rezervë armësh dhe të kryente akte dhune kundër agjentëve federalë të kufirit, raportoi AP.
Paul Faye u arrestua nga FBI-ja pas një hetimi dhe u akuzua se i shiti armë pjesëtarit. Ai përballet me dënim prej 10 vjet burgim nëse dënohet.
Faye ra në syrin e hetuesve federalë kur vërejtën raportin e ngushtë me Bryan Perryn, pjesëtar i milicisë, për të cilin autoritetet kanë thënë se po planifikonte një konflikt të dhunshëm me agjentët e patrullës së kufirit, raportoi AP.
Perry është akuzuar për komplot për vrasje të agjentëve federalë. Hetuesit shtuan se ai u përpoq të rekrutonte anëtarë të tjerë për të shkuar në kufi për të gjuajtur migrantë e agjentë federalë.
-
Suspendohen nga puna agjentët kufitarë të përfshirë në vrasjen e Alex Prettit
-
Demokratët kërkojnë largimin e agjentëve federalë nga Minesota pas vrasjes së një burri
-
I dyshuari në Arizonë akuzohet për sulmin e armatosur në zyrën e Partisë Demokratike
-
Zyrtari kufitar amerikan akuzohet se urdhëroi gratë t’ia tregonin gjoksin
-
Adoleshenti amerikan akuzohet se kishte planifikuar sulme në disa kisha