Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv me koronavirus

Foto: Reuters

Një pjesëtar i zyrës së zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusin e ri. Ai është testuar dhe ka dalë pozitiv.

“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Katie Miller sekretare për shtyp e zëvendëspresidentit Pence.

Miller tha se zyra e zëvendëspresidentit Pence ishte njoftuar të premten në mbrëmje për rezultatet e testimit të zyrtarit të saj.

Në deklaratë nuk u bë i ditur identiteti i këtij personi, transmeton REL.

Pence është duke udhëhequr grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Edhe Një punonjës i nënpresidentit amerikan infektohet me koronavirus Botë Një punonjës i nënpresidentit amerikan infektohet me koronavirus

Zyra e zëvendëspresidentit amerikan nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për detaje të mëtejshme dhe nëse Mike Pence do të kryejë një test të koronavirusit, raporton Reuters.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë negativ për koronavirusin, tha mjeku i tij javën e kaluar.