Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtarët ukrainas: Kusht për të arritur zgjidhje me Rusinë është kthimi i tokës së pushtuar

Duke ju përgjigjur raportimeve të ndryshme në media rreth një shtyse për negociata me Rusinë, zyrtarët ukrainas, të martën kanë thënë se kusht thelbësor për të arritur çfarëdo zgjidhje, është rivendosja e territorit të pushtuar ukrainas.

"Kushti kryesor i presidentit ukrainas është rivendosja e integritetit territorial ukrainas", ka shkruar në Twitter, sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksij Danilov, shkruan CNN.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka shkruar se është e papranueshme çfarëdo zgjidhje, që nuk parasheh që territori i pushtuar të mos i kthehet Ukrainës.

Këto deklarata janë dhënë pas raportimeve se zyrtarët e lartë të SHBA-së, në javët e fundit i kanë kërkuar Ukrainës të jap sinjale se është ende e hapur për bisedime diplomatike me Rusinë.