Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar se Hamasi është pajtuar me propozimin e armëpushimit në Gazë, të paraqitur nga ndërmjetësi i bisedimeve, Katari, pasi më herët një zyrtar izraelit tha që grupi militant palestinez ia ka dhënë miratimin, raporton Reuters.
Këtë mohim zyra e kryeministrit izraelit e bëri pasi që media të ndryshme në Izrael raportuan se Hamasi i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes.
Mediat kanë shkruar se ujdia do të shpallej zyrtarisht të enjten dhe do të hynte në fuqi të dielën, me lirimin e pengjeve.
Megjithëkëtë, në zyrën e kryeministrit Netanyahu thanë se Hamasi ende nuk e ka komunikuar përgjigjen për propozimin.
Në Doha të Katarit po zhvillohen bisedime maratonike për finalizimin e hollësive të fundit të marrëveshjes së ndërlikuar për armëpushim në Gazë. Bisedimet nxitën optimizëm për një ujdi, teksa palët e përfshira thanë një ditë më parë se marrëveshja ndodhet më afër se kurrë.
-
Netanyahu refuzon planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën
-
Netanyahu: S’ka tërheqje izraelite nga Gaza pa çarmatosje të plotë të Hamasit
-
Netanyahu e përshëndet planin e Trumpit për Gazën, Hamasi e refuzon
-
Mblidhet kabineti i sigurisë i Netanyahut, pritet miratimi i planeve për ofensivën në Gazë
-
Izraeli do të përgjigjet deri të premten për planin e ri të armëpushimit në Gazë