Zvicra ka vënë veton ndaj rieksportit të municioneve të prodhimit zviceran të përdorura në sistemet kundërajrore Gepard në Ukrainë.
Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) konfirmoi se e kishte bllokuar Gjermaninë që të dërgonte municion për armët kundërajrore vetëlëvizëse Gepard në Ukrainë, raportoi Reuters të martën.
Sekretariati tha se kishte marrë dy kërkesa nga Gjermania për të transferuar në Ukrainë municione që kishte marrë më parë nga Zvicra.
“Për të dyja kërkesat nga Gjermania nëse municionet e marra nga Zvicra mund të transferohen në Ukrainë u dha përgjigje negative duke iu referuar neutralitetit zviceran dhe kritereve të detyrueshme nga legjislacioni zviceran për materialet e luftës”, tha SECO.
Edhe pse Zvicra ka miratuar sanksionet e BE-së të dizajnuara për të ndëshkuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, ajo ka thënë se neutraliteti i saj nuk lejon ofrimin e armëve për përdorim në zonat e konfliktit. Muajin e kaluar, ajo hodhi poshtë kërkesën e Polonisë për armë për të ndihmuar Ukrainën.
-
Zvicra bllokon eksportet indirekte të armëve në Ukrainë
-
Gjermania ofertë Zvicrës për t'ia blerë tanket Leopard 2
-
Zvicra zbutet karshi eksportit të armëve të saj në Ukrainë
-
Zvicra s’e lejon Danimarkën të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë
-
Zvicra refuzon kërkesat për rieksportin e armëve në Ukrainë