Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania ofertë Zvicrës për t'ia blerë tanket Leopard 2

Gjermania dëshiron të blejë tanket Leopard 2 nga Zvicra për të zëvendësuar ato që Berlini dhe aleatët perëndimorë i kanë dërguar në Ukrainë. Zvicra ka kërkuar konfirmim nga Gjermania se tanket që do t’i blejë nuk do të dërgohen në Ukrainë, shkruan AP.

Ministria zvicerane e Mbrojtjes ka deklaruar se ministritë gjermane të mbrojtjes dhe ekonomisë kanë konfirmuar interesimin e prodhuesit gjerman Rheinmetal që të blejë tanket Leopard 2, të cilat ushtria zvicerane nuk e ka në plan t’i vë në punë.

Gjermania ka konfirmuar se në rast se blihen, tanket nuk do të dërgohen në Ukrainë, por do të përdoren nga Gjermania ose partnerët e NATO-s për të plotësuar zbrazëtinë e tankeve që është krijuar pasi dhuruan tanket e veta për Ukrainën me qëllim që të bëhet gati për ofensivën e parashikuar të pranverës.

Gjermania deri më tani nuk ka arritur që të bindë zviceranët për t’ua siguruar armët kundërajrore Gepard, të cilat Berlini ia dhuroi Ukrainës.