Autoritetet zvicerane thanë se nuk u dakorduan për ta furnizuar Ukrainën me tankun kundërajror gjerman, Cheetah. Kështu bëri të ditur Departamenti Federal për Çështje Ekonomike, duke thënë se nuk pati miratim për transferim të pajisjeve ushtarake.
“Nuk ka asnjë miratim për transferimin e pajisjeve ushtarake zvicerane në Ukrainë”, u tha në njoftimin për media, raportoi BBC-ja të enjten.
Shefi i Departamentit Federal të Ekonomisë zvicerane, Guy Parmelin, i është përgjigjur letrës së ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, që kërkoi ta furnizonte Ukrainën.
“Në marrëdhëniet e saj mes Rusisë dhe Ukrainës, Zvicra zbaton ligjin e neutralitetit, i cili është pjesë e së drejtës ndërkombëtare”, u tha në reagim.
Sipas këtij ligji, Zvicra nuk mund të pranojë kërkesë për transferimin e pajisjeve ushtarake me origjinë zvicerane në Ukrainë, derisa Ukraina është e përfshirë në luftime me Rusinë, që nga 24 shkurti.
Edhe
Zvicra zbutet karshi eksportit të armëve të saj në Ukrainë
Gjermania disa herë e ka furnizuar Ukrainën me tanke cheetah.
Këto armë të sofistikuara gjermane, që në nisje të pushtimit rus, u përdoren nga trupat ukrainase si mjet taktik i mbrojtjes ajrore, për t’i qëlluar aeroplanët e dronët.