Qeveria e Zvicrës ka njoftuar se po lehtëson dhe thjeshtëson masat kundër përhapjes së koronavirusit. Duke nisur nga 22 qershori, distancimi social do të reduktohet nga 2 në 1.5 metra.
Po ashtu duke nisur nga kjo datë, do të lejohet grumbullimi deri në 1000 njerëz, për dallim nga 300 sa ishte deri tash. Vetëm tubimet me më shumë se 1000 njerëz janë të ndaluara deri në fund të muajit gusht, raportojnë mediumet zvicerane.
Me vendimin e ri, demonstratat do të lejohen, por njerëzve do t’u kërkohet të bartin maska.
Presidentja zvicerane, Simonetta Sommaruga, dhe ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, kanë thënë në një konferencë se kjo u mundësua për shkak se statistikat për vdekshmërinë dhe ato të rasteve të reja janë ulur dhe “se tash jemi më mirë të përgatitur”.
Deri tash në Zvicër janë regjistruar 31 mijë të infektuar e më shumë se 1900 të vdekur nga koronavirusi.
-
Zviceranët i thonë “jo” kufizimit të popullsisë, sipas rezultateve të para të votimit
-
Zvicra voton sot në referendumin për kufizimin e popullsisë në 10 milionë
-
Zviceranët votojnë për ose kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë
-
Zviceranët pritet ta hedhin poshtë propozimin për kufizim të popullsisë në 10 milionë
-
Shumica e zviceranëve mbështesin kufizimin e popullsisë në 10 milionë, thotë sondazhi