Një zjarr masiv ka përfshirë të mërkurën kampusin e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Tuscias, në qytetin italian të Viterbos, duke nxitur evakuimin e studentëve, pedagogëve dhe stafit të fakultetit.
Videot dramatike kanë treguar për flakë dhe tym të zi, të dukshëm nga dhjetëra kilometra larg, raporton agjencia “ANSA”.
Sipas raportimeve, kati i dytë i ndërtesës së fakultetit është shembur.
Ndërkaq, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, si dhe janë duke punuar intensivisht për shuarjen e flakëve.