Objekti kryesor që monton dhe çmonton arsenalin bërthamor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u mbyll të martën mbrëma pasi zjarret dolën jashtë kontrollit në Teksas.
“Pantex” lëshoi një deklaratë duke thënë se ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë.
“Zjarri pranë Pantex nuk është kontrolluar. Përpjekjet e reagimit kanë kaluar në evakuime”, thuhet në reagimin e tyre.
Që nga viti 1975, “Pantex” ka qenë vendi kryesor amerikan për montimin dhe çmontimin e bombave atomike. Montoi bombën e fundit të re në vitin 1991. Që atëherë, fabrika ka çmontuar mijëra armë. “Pantex” ndodhet 48 km në lindje të Amarillos.
Zjarret në Teksas kanë shpërthyer që nga e hëna dhe ende nuk janë nën kontroll. Më shumë se 250 mijë hektarë janë djegur deri tash.
Edhe
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
Erërat e forta dhe lagështia e ulët po kontribuojnë në kushtet kritike të motit nga zjarri dhe nuk pritet të ketë përmirësim, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Miliona njerëz në të gjithë SHBA-në jugore dhe qendrore mbeten nën paralajmërimet e flamurit të kuq.
Fire had made its way into Fritch, TX. It’s moved into neighborhoods and structures are on fire. We have assisted with evacuation because the fire was already on people who had no idea it was in there backyard. Bad situation ongoing! #txwx #firewarning #texas pic.twitter.com/A5tv2FEjtV
— Blake Brown (@BlakeBrownWx) February 27, 2024