Rreth 18 mijë lopë janë vrarë si pasojë e një shpërthim në një fermë bulmeti në Texas, që ndodhi në fillim të kësaj jave.
Sipas autoriteteve lokale si pasojë e shpërthimit ka mbetur i lënduar rëndë edhe një person.
Autoritetet besojnë se shpërthimi ka ndodhur pasi që makineritë në objekt mund të kenë ndezur gaz metan.
Fotot e postuara nga policia lokale tregojnë një re të madhe tymi të zi që ngrihet nga toka.
Ndërsa shifra e saktë e lopëve që u vranë nga zjarri dhe tymi mbetet ende e panjohur, një zëdhënëse e policisë lokale ka thënë se bëhet fjalë për rreth 18 mijë krerë lopë.
Sipas të dhënave gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjet viteve 2018 dhe 2021. / BBC
-
Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një dyqan në Meksikë
-
16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë tekstili në Bangladesh
-
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në një fabrikë në Pennsylvania
-
Shkon në mbi 100 persona numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas