Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtetet e fuqishme kundërshtojnë armatosjen e Ukrainës me bomba thërrmuese

Disa aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimet ndaj vendimit të Washingtonit për të furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese.

Të premten, SHBA-ja ka konfirmuar se do të dërgonte bombat e shumëpërfolura në Ukrainë, teksa presidenti Joe Biden e ka cilësuar si “vendim shumë të vështirë”.

Si përgjigje, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Spanja kanë njoftuar se janë kundër përdorimit të bombave thërrmuese. Këto bomba janë ndaluar nga më shumë se 100 shtete për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët. Bombat e tilla lëshojnë shumë bomba më të vogla që mund të vrasin pa dallim në zonë më të gjerë.

Këto bomba kanë shkaktuar po ashtu polemika mbi shkallën e dështimit të tyre. Bombat e pashpërthyera mund të qëndrojnë në tokë për vite dhe më pas të shpërthejnë krejt papritur.

Presidenti amerikan në një intervistë për CNN-in ka thënë se kishte folur me aleatët për vendimin, i cili ishte pjesë e pakos së ndihmave ushtarake që kap vlerën e 800 milionë dollarëve

Kur u pyet për qëndrimin e tij ndaj vendimit të SHBA-së, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka thënë se Britania e Madhe ishte një nga 123 vendet që kishin nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, e cila ndalon prodhimin ose përdorimin e këtyre bombave.

Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles ka thënë se vendi i saj kishte “zotim të fortë” se disa armë dhe bomba nuk mund të dërgoheshin në Ukrainë.

Edhe Aleatët kundërshtojnë SHBA-në për armatosjen e Ukrainës me bomba thërrmuese Botë Aleatët kundërshtojnë SHBA-në për armatosjen e Ukrainës me bomba thërrmuese

Qeveria kanadeze ka deklaruar se ishte veçanërisht e shqetësuar për ndikimin e mundshëm të bombave te fëmijët. Këto bomba ndonjëherë qëndrojnë të pashpërthyera për shumë vjet.

Kanadaja gjithashtu ka deklaruar se ishte kundër përdorimit të bombave thërrmuese dhe pajtohet plotësisht me Konventën për Municionet Thërrmuese.

SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia nuk kanë nënshkruar konventën, teksa Moska dhe Kievi kanë përdorur bomba thërrmuese gjatë luftës. Ndërkohë, Gjermania, nënshkruese e konventës, ka deklaruar se megjithëse nuk do t'i jepte armë të tilla Ukrainës, ajo e kuptonte pozicionin amerikan.