Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbrojtur vendimin për ta armatosur Ukrainën me raketa thërrmuese.
Armatosja me këto raketa, sipas administratës amerikane, mund të jetë kyç në luftën kundër Rusisë, por është mbështetur edhe në premtimin e Ukrainës për t’i përdorur me kujdes raketat e sofistikuara.
Vendimi është marrë pak ditë para se të mbahet samiti i NATO-s në Lituani.
Në këtë samit, Bideni me gjasë do të pyetet nga aleatët se përse SHBA-ja do t’ia ofrojë Ukrainës raketat, të cilat i kanë ndaluar dy të tretat e vendeve anëtare të NATO-s, për shkak se ka të dhëna se kanë shkaktuar vdekje të civilëve.
Bideni ka thënë se ka pranuar rekomandimet e Departamentit të Mbrojtjes për ta armatosur Ukrainën me këto raketa.
Ai ka thënë se ukrainasit janë duke mbetur pa municion dhe raketat thërrmuese do të jenë ndihmë e përkohshme për të ndalur tanket ruse.
Edhe
Trumpi kritikon përdorimin e raketave amerikane nga Ukraina për sulme në Rusi
Këto raketa hapen në ajër dhe lëshojnë një grumbull raketash më të vogla drejt cakut.
SHBA-ja këto raketa i sheh si ndihmë vendimtare për Kievin që të forcojë sulmin ndaj forcave ruse.
-
Bideni merr vendim: SHBA-ja do ta furnizojë me mina tokësore Ukrainën
-
SHBA-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës, thotë Bideni
-
Vendimi i Bidenit për armët me rreze të gjatë shkakton zemërim në Moskë
-
“Raketat do të flasin vetë” – Zelensky për sistemet ajrore amerikane që ia lejoi Bideni