Më shumë se dy milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, shkaku i zjarrit të madh që ka përfshirë një pjesë të Kalifornisë.
Korporata energjetike e këtij shteti amerikan, ka njoftuar se kjo do të jetë ndërprerja më e madhe në histori, shkaku i erërave të fuqishme që mund t’i dëmtojnë linjat e energjisë elektrike, raporton BBC.
90 mijë banorë janë urdhëruar që të evakuohen nga pjesa veriore e Kalifornisë. Raportohet se deri më tani janë djegur 10 mijë hektarë tokë. Gjendje emergjente është deklaruar në Los Anxhelos dhe në Sonoma, transmeton KTV.
Sipas korporatës energjetike, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet në 940 mijë shtëpi dhe biznese nëpër veri të Kalifornisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Miliona njerëz pa rrymë në Kaliforni si pasojë e zjarreve
-
Mbi 800 mijë persona mbesin pa rrymë në Kaliforni si pasojë e kushteve ekstreme atmosferike
-
Më shumë se 9 mijë banorë të Kalifornisë evakuohen shkaku i përmbytjeve
-
Mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike në Kaliforni si pasojë e tërmetit
-
Dy të vdekur në Kaliforni, gjendje alarmante