Së paku dy persona kanë vdekur nga zjarret në Kaliforni që kanë kërcënuar mijëra shtëpi në perëndim të SHBA-së. Dy trupa janë gjetur të djegur në një automjet që me shumë gjasë po tentonte të ikte nga zjarret.
Viktimat nuk janë identifikuar nga autoritet amerikane. Zjarri në veri të Kalifornisë ka djegur gati 225 kilometra katrorë. Është zjarri më i madh sivjet në Kaliforni dhe zyrtarët ende nuk kanë gjetur shkaqet e zjarrit. Qindra njerëz kanë qëndruar nëpër qendrat e evakuimit në periferi të Kalifornisë.
Të hënën, shiu ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve, të cilat kanë kërcënuar zonat e banuara. Në javët e fundit janë djegur më shumë se 100 shtëpi, ndërkaq 2 mijë e 500 janë nën urdhrat e evakuimit.
-
Kalifornia qendrore në alarm, digjen dhjetëra hektarë
-
Kalifornia në flakë në pikun e dimrit
-
Zjarrfikësit luftojnë kundër zjarreve apokaliptike në Kalifornia
-
Alarm për situatë të rrezikshme me zjarre në Los Angeles, shkaku i erërave të forta
-
Mbi 12,000 ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Los Angeles