Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 9 mijë banorë të Kalifornisë evakuohen shkaku i përmbytjeve

Më shumë se 9 mijë banorë të Kalifornisë janë urdhëruar të evakuohen si pasojë e përmbytjeve të mëdha. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati shkaku i shiut të madh dhe erërave të fuqishme të premten në mbrëmje.

Në qytetin Santa Cruz County, mijëra banorë janë ngujuar nëpër shtëpitë e tyre, pasi lumenjtë atmosferikë krijuan rrebeshin e shiut. Ekipet e shpëtimit kanë hequr pemët nga rrugët me qëllim që njerëzit të mund të kalojnë dhe të evakuohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa parqe publike janë mbyllur për vizitorët shkaku i shiut të madh. Rezervuarët e shtetit që ishin në nivelet më të ulëta shkaku i thatësisë së madhe të vitit të kaluar, tani janë mbi mesataren dhe kanë nxitur zyrtarët që të lirojnë ujin nga diga për t’i kontrolluar përmbytjet.

Ndërkaq, zyrtarët e transportit kanë njoftuar se masa e borës që kanë hequr gjatë muajit shkurt do të mjaftonte për të mbushur një prej digave më të mëdha të Kalifornisë.