Autoritetet lokale të Kazakistanit kanë filluar të evakuojnë banorët si pasojë e përmbytjeve të mëdha në veri të vendit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Zyrtarët në qytetin verior të Atbasar-it kanë njoftuar se niveli i ujit në lumin Zhabay po vazhdon të rritet.
Më shumë se 100 ndërtesa janë përmbytur dhe më shumë se 100 njerëz janë evakuuar deri më tash nga kjo zonë, njoftuan autoritetet lokale.
Gjithsej, më shumë se 3.500 shtëpi janë përmbytur në Kazakistan dhe më shumë se 7 mijë njerëz janë zhvendosur në qendrat e akomodimit të përkohshëm në të gjithë vendin, ka bërë të ditur Ministria e Emergjencave e Kazakistanit.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
Përmbytje e rrëshqitje dheu në Japoni, mbi 360 mijë persona këshillohen të evakuohen
-
Japonia urdhëron evakuime masive për shkak të rrezikut nga përmbytjet