Rreth 1.5 milion njerëz të tjerë në Kaliforni do të mbeten sot pa energji elektrike, pasi kompania e furnizimit do ta ndërpresë qëllimisht rrymën, nga frika se kabllot e dëmtuara nga zjarret mund të shkaktojnë zjarre të reja.
Pacific Gas & Electric e ka ndërprerë tashmë rrymën për 970 mijë shtëpi dhe biznese.
Zjarret, e shpërndara na erërat e forta, kanë përfshirë Kaliforninë që gati dy javë.
Qindra-mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa guvernatori i shtetit, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, përcjell rel.
Flakët kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan.
Edhe
Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni për shkak të zjarreve
Ato kanë arritur tashmë edhe qytetin Llos Angjelles, duke djegur qindra hektarë tokë dhe duke vënë rreth 10,000 ndërtesa nën alarmin e detyrueshëm të evakuimit.
Në veri të Kalifornisë, shkollat mbeten të mbyllura në qarkun Sonoma, ku dhjetëra-mijëra shtëpi dhe biznese janë të kërcënuara.
Një zjarr i madh ka përfshirë edhe një zonë të Luginës Napa të Kalifornisë, e njohur për vreshtat e shumta.
Zjarret e vitit të kaluar në këtë shtetë kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë.
Edhe
Zjarret lënë dy milionë banorë pa rrymë në Kaliforni
"Stina e zjarreve" atje tradicionalisht ka filluar në verë dhe ka zgjatur deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.
Si shkaktarë kryesorë për këtë përmenden kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike.