Banorët në fushatin kanadez ku është regjistruar temperatura më e lartë në Kanada ndonjëherë, janë detyruar të ikin për shkak të zjarreve.
Në Lytton të British Columbias, është regjistruar temperaturë 49.6 gradë Celsius.
Kryetari i Lyttonit, ka urdhëruar banorët që të evakuohen, duke thënë se zjarret janë përhapur nëpër fshat për vetëm 15 minuta.
Një valë e të nxehtit ka goditur perëndimin e Kanadasë këtë javë, ndërsa British Columbia ka regjistruar tri herë më tepër raste të vdekjes sesa shifrat e zakonshme.
Temperatura të larta janë regjistruar edhe në pjesën veriore të Amerikës.
Edhe
Zjarre masive në Kanada, digjet një fshat i tërë
British Columbia ka regjistruar 486 të vdekur për vetëm pesë ditë, për dallim nga mesatarisht 165 sa i regjistron në kohë normale.
Faji po i lihet motit ekstrem.