Dhjetëra persona kanë vdekur në Kanada pas valës së të nxehtit që ka përfshirë këtë vend, ku janë thyer rekorde të temperaturave, raporton BBC.
Policia në zonën e Vancouverit ka reaguar ndaj më tepër se 130 rasteve të vdekjeve të papritura që nga dita e premte. Shumica ishin të moshuar apo me probleme shëndetësore.
Është thënë se i nxehti ka qenë faktor kyç në shumë nga këto raste me fatalitet.
Të martën, Kanadaja ka regjistruar temperaturën më të lartë të saj ndonjëherë për ditën e tretë rresht. U regjistrua temperaturë 49.5 gradë Celsius në Lytton të British Columbias.
Para kësaj jave, temperaturat në Kanada kurrë nuk kanë kaluar mbi 45 gradë Celsius.
Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike pritet të rrisin frekuencën e këtyre ngjarjeve të motit ekstrem, si valët e të nxehtit. Mirëpo, lidhja e secilës ngjarje me ngrohjen globale është e komplikuar.
-
Qindra të vdekur nga vapa e padurueshme në Kanada dhe SHBA
-
Zjarre në Kanada pas temperaturave rekorde, banorët detyrohen të evakuohen
-
Kanadaja regjistron temperaturë rekorde 46.6 gradë Celsius
-
Zjarre masive në Kanada, digjet një fshat i tërë
-
Paralajmërohet zgjatja e temperaturave përvëluese në Kanada